‘Monstra’ nesër protestohet para Qeverisë
Këshilli Organizativ dhe Koordinues për rastin ‘Monstra’ ka informuar që protestat do të vazhdojnë edhe këtë të premte, duke filluar nga ora 13.45 nga “Çairçanja” deri te qeveria maqedonase.
Familjarët e të dënuarve nga rasti “Monstra”, si dhe të dënuarve nga protestat e kaluara, deklarojnë se nga vizita e bërë familjarëve të tyre në burg kanë konstatuar se ata (te burgosurit) po vuajnë në kushte mizore dhe jonjerëzore.
Ndërkohë që kanë adresuar një sërë kritikash në drejtim të politikanëve, duke theksuar ata nuk e kanë parë të udhës që së paku të prononcohen rreth rastit në fjalë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.