Rajoni

Moska dhe Athina nënshkruajnë bashkëpunimin për gazsjellësin ”Turkish Stream”

Rusia dhe Greqia ranë dakord sot për të bashkëpunuar për gazsjellësin e planifikuar rus ”Turkish Stream”, që do të transportojë dhe tranzitojë gaz duke anashkaluar Ukrainën.

”Marrëveshja e nënshkruar nga ministrat respektivë të Energjisë, Aleksander Novak dhe Panajotis Lafazanis, bën fjalë për bashkëpunim në ndërtimin dhe përdorimin e këtij gazsjellësi në territorin grek”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Kjo marrëveshje u firmos si pjesë e samitit ekonomik të Rusisë, që po zhvillohet në Shën Petërburg.

Rusia dhe Greqia kanë forcuar së tepërmi marrëdhëniet gjatë kohëve të fundit për shkak të krizës që ka përfshirë dy vendet.

Në ndërkohë, marrëdhëniet e Rusisë me Ukrainën janë në nivelin më të ulët historik që pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes nga ana e kësaj të fundit të rebelëve separatistë në lindje të Ukrainës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button