☀️
Tiranë 38°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 82.46 ▼3%
ARI 4,689 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,070 ▲ +0.08% ETH $2,476 ▼ -1.24% XRP $1.4745 ▼ -2.38% SOL $98.6000 ▲ +2.44%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 82.46 ▼3 % ARI 4,689 ▼0.18 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 82.46 ▼3 % ARI 4,689 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

Moskë, infektohet me Covid-19 mjeku që u takua me Presidentin Putin

Mjeku kryesor i spitalit më të madh të Moskës që po trajton pacientët me koronavirus tha të martën se ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Njoftimi i Denis Protsenkos vjen një javë pas takimit të tij me Presidentin Vladimir Putin.

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi spitalin Kommunarka një javë më parë, ku u takua me mjekun Protsenko. Zoti Protsenko tha se ndihej mirë dhe është vetëizoluar në zyrën e tij.

Nuk ka ende asnjë koment nga Kremlini nëse zoti Putin është testuar për koronavirusin pas njoftimit të Dr. Protsenkos.

Presidenti Putin, i veshur me kostum, shihej duke shtrënguar duart me Dr. Protsenkon, duke shkaktuar reagime në mediat sociale për neglizhencën e tij ndaj masave të distancimit social.

Më vonë atë ditë zoti Putin u pa me veshje mbrojtëse dhe një maskë gjatë vizitës në disa dhomave me pacientë të infektuar me koronavirus.

Rusia regjistroi 500 raste të reja me koronavirusit të martën, shifra më e lartë brenda një dite që nga fillimi i përhapjes së Covid-19, duke e ngritur në 2,337 numrin e përgjithshëm të rasteve në vend.

Për shumicën e njerëzve, Covid-19 shkakton simptoma të lehta ose të moderuara, si ethe dhe kollë që zhduken pas dy deri në tre javë. Për tek disa grupe, veçanërisht tek të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore paraprake, koronavirusi mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoni dhe vdekje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.