Tiranë 34°C · Pjesërisht vranët 02 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 90.39 ▲0.19%
ARI 4,356 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $76,592 ▼ -1.98% ETH $2,365 ▼ -3.9% XRP $1.3185 ▼ -4.49% SOL $98.0500 ▼ -4.44%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.39 ▲0.19 % ARI 4,356 ▼0.92 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.39 ▲0.19 % ARI 4,356 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Bota

MOSKË – Putin: Dronët ukrainas kanë dëmtuar rreth 100 anije ruse

MOSKË, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar se sulmet me dronë ukrainas kanë dëmtuar rreth 100 anije ruse, por tha se Kievi nuk i ka shkaktuar “dëme të mëdha” vendit.

“Mendoj se na kanë shkaktuar dëme të vërteta”, pranoi Putin para gazetarëve në kryeqytetin kirgiz, Bishkek.

“Njerëz kanë vdekur, marinarë, përfshirë të huaj”, tha ai, duke shtuar se qytetarë të Azerbajxhanit dhe Turqisë ishin midis të vrarëve.

Putin tha se vlerësimet paraprake e çojnë dëmin e përgjithshëm të shkaktuar nga sulmet deri më tani në rreth 1% të PBB-së.

“Ky nuk është dëm i madh për ne. As nuk mund të na shkaktojnë dëme të mëdha”, tha ai.

Ukraina ka synuar cisterna nafte dhe anije gruri në Detin e Zi dhe Detin fqinj Azov, si pjesë e fushatës së saj kundër Rusisë.

Kievi gjithashtu ka rritur ndjeshëm sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi thellë brenda territorit rus, duke synuar vazhdimisht rafineritë e naftës dhe qendrat logjistike.

Putin tha se mbrojtja e rafinerive ruse që atëherë është përmirësuar ndjeshëm.

Kompanitë ishin ankuar më parë se shteti rus nuk kishte arritur të garantonte sigurinë e tyre pavarësisht garancive të përsëritura nga Putini.

Ukraina po kërkon të dëmtojë ekonominë ruse dhe ta bëjë më të vështirë për Moskën të financojë përpjekjet e saj të luftës.

Putin përsëriti komentet nga një intervistë e kohëve të fundit duke akuzuar Kievin se kishte hapur “kutinë e Pandorës” me sulmet dhe kërcënoi me sulme ajrore edhe më shkatërruese ruse në përgjigje.

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Kievi gjithashtu ka raportuar miliarda dëme dhe ka akuzuar aleatët e saj perëndimorë se nuk kanë siguruar raketa të mjaftueshme mbrojtëse ajrore.

Ukraina është mbrojtur me mbështetjen perëndimore kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë për më shumë se katër vjet e gjysmë./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.