☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,034 ▼ -0.08% ETH $2,246 ▲ +0.44% XRP $1.1696 ▼ -2.29% SOL $89.9800 ▼ -0.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Mosmarrëveshjet për Aeroportin e Vlorës, Karakaçi: 30 ditë kohë të zgjidhet mes ortakëve. Kemi vendosur penalitetet e para për vonesat

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi se mosmarrëveshjet mes ortakëve të kompanisë koncesionare në Aeroportin e Vlorës duhet të zgjidhet mes tyre. Ai tha se u ëhstë lënë 30 ditë kohë që ortakët e koncesionarit të zgjidhin mosdakordsitëm, ndërsa shtoi se kjo nuk duhet të ndikojnë në ecurinë e projektit dhe operimin e aeroportit.

“Ka një mosmarrëveshje tregtare-civile mes dy ortakëve. Ministria ka qenë e kujdesshme në të gjitha komunikimet me operatorët. Ne duam të zbatojmë kontratën koncesionare, por i kam dërguar një shkresë ku kam kërkuar që mosmarrëveshjet tregtare-civile mes tyre të mos ndikojnë në bllokimin apo mosoperimin e aeroportit. U kemi vënë afat 30-ditor për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe jemi angazhuar që, nëse është e nevojshme, të ulemi për të gjetur një gjuhë të përbashkët”, u shpreh ministri.

Karakaçi theksoi se, pavarësisht problemeve mes ortakëve, punimet në aeroport kanë vijuar sipas planit dhe projekti ndodhet në fazën përfundimtare.

“Fakt është që aeroporti ka ecur me punimet dhe jemi drejt përfundimit të tij. Do të marrim të gjitha masat e nevojshme që ai të jetë operativ sa më shpejt”, deklaroi ai.

Ministri paralajmëroi gjithashtu se kontrata parashikon masa ndëshkuese për çdo vonesë në realizimin e projektit dhe se penalitetet e para janë vendosur tashmë.

“Për çdo ditë vonesë dhe për çdo muaj vonesë ka penalitete. Ne kemi vendosur tashmë penalitetet e para dhe do të vijojmë të zbatojmë me rigorozitet detyrimet kontraktore”, tha Karakaçi.

Disa javë më parë, për shkak të mosmarrëveshjes mes dy kompanive që operojnë në punimet për Aeroportin e Vlorës, pati përplasje duke mos lejuar hyrjen e punonjësve për të vijuar punën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.