☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,567 ▲ +2.46% ETH $2,372 ▲ +2.99% XRP $1.3304 ▲ +2.91% SOL $103.1300 ▲ +3.74%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Mother” i Teona Strugar Mitevskës, filmi hapës i TIFF 2026

TIRANË, 5 shtator, ATSH/ Filmi “Mother”, me regji të regjisores së njohur nga Maqedonia e Veriut, Teona Strugar Mitevskës, do të hapë edicionin e 24-t të Tirana International Film Festival (TIFF).

I vendosur në Kalkutë në vitin 1948, filmi sjell një portret të fuqishëm të Nënë Terezës, në një moment vendimtar të jetës së saj, kur besimi, ambicia dhe detyra përplasen me një dilemë thellësisht personale.

“Mother” pati premierën si film hapës i seksionit Orizzonti në edicionin e 82-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Filmi është vlerësuar gjithashtu me Çmimin për Kontributin më të Mirë Artistik në Tokyo International Film Festival.

Regjisorja Teona Strugar Mitevska është autore e filmave të vlerësuar ndërkombëtarisht, mes tyre God Exists, Her Name Is Petrunya, i cili ka fituar më shumë se 20 çmime, përfshirë Çmimin Ekumenik dhe Guild Film Prize në Gjermani.

Në premierën kombëtare në Tiranë do të jenë të pranishme Teona Strugar Mitevska dhe producentja Labina Mitevska, ndërsa gjatë festivalit do të zhvillohen edhe dy masterclass-e me regjisoren.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.