⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,414 ▼1.95%
DOW 51,597 ▼1.43%
NASDAQ 24,513 ▼2.48%
NAFTA 85.53 ▼3.42%
ARI 3,856 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $65,058 ▼ -0.06% ETH $1,823 ▼ -0.25% XRP $0.9588 ▼ -0.48% SOL $71.5500 ▼ -0.64%
S&P 500 7,414 ▼1.95 % DOW 51,597 ▼1.43 % NASDAQ 24,513 ▼2.48 % NAFTA 85.53 ▼3.42 % ARI 3,856 ▼0.78 % S&P 500 7,414 ▼1.95 % DOW 51,597 ▼1.43 % NASDAQ 24,513 ▼2.48 % NAFTA 85.53 ▼3.42 % ARI 3,856 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Sociale

Moti i keq në Lezhë, përmbyten disa rrugë në qytet, situata normalizohet shpejt

Reshjet e rrëmbyeshme zgjatën vetëm pak minuta, por shkaktuan grumbullim uji në disa rrugë të qytetit.

Lezha u përfshi këtë mbrëmje nga reshje të rrëmbyeshme shiu, siç njofton Shqiptarja.com, të cilat, edhe pse zgjatën vetëm pak minuta, shkaktuan grumbullim uji në disa akse rrugore të qytetit.

Probleme u evidentuan pranë Drejtorisë së Tatimeve, në pellgun pranë çerdhes së qytetit dhe në rrugën e Shëngjinit. Ndryshe nga situatat e mëparshme, blloku “11 Janari” dhe bulevardi “Gjergj Fishta” nuk patën probleme me përmbytjet.

Pas ndërprerjes së reshjeve intensive, uji u tërhoq brenda pak minutash përmes rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha, ku së fundmi janë kryer ndërhyrje përmes projektit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.

Situata u normalizua shpejt, ndërsa qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e qytetarëve vijuan pa pengesa të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.