☁️
Tiranë 7°C · Vranët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 95.38 ▼0.37%
ARI 5,115 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,410 ▲ +2.84% ETH $2,119 ▲ +4.74% XRP $1.4125 ▲ +2.82% SOL $89.7600 ▲ +5.61%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.38 ▼0.37 % ARI 5,115 ▼0.22 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.38 ▼0.37 % ARI 5,115 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Kronika

Moti i keq pushton vendin, policia në gatishmëri: Akset ku zinxhirët janë të detyrueshëm

Moti i keq që ka përfshirë vendin, me reshje të dendura shiu dhe dëbore, ka vënë në gatishmëri të plotë Policinë e Shtetit.

Shërbimet e Policisë Rrugore, Shqiponjat dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë ndodhen në terren për të menaxhuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në akset problematike.

Reshjet e dëborës dhe mjegulla e dendur kanë vështirësuar ndjeshëm kalimin në zonat malore. Prezencë dëbore raportohet në akset kryesore të qarqeve Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër dhe Dibër, si dhe në Rrugën e Kombit, Rrugën e Arbërit dhe në Llogara.

Policia njofton se në këto segmente përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve është i detyrueshëm. Efektivët po bashkëpunojnë me firmat kontraktore për pastrimin e dëborës dhe kriposjen e rrugëve, me qëllim shmangien e ngricave të rrezikshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të rrisin vigjilencën, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.