Kronika
Moti i keq, Rama mbledh Zyrën Operacionale
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të enjteje Zyrën Operacionale për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin.
Duke bërë një paraqitje të situatës, Rama ka deklaruar se masat e deritanishme kanë qenë sa të domosdoshme, aq edhe efikase.
“Ne jemi të angazhuar për të përballuar situatën dhe kemi ngritur shtabet e emergjencave. Akset rrugore për momentin janë të hapura”, ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë ka nënvizuar se, është e domosdoshme që qytetarët të kufizojnë lëvizjet dhe se pezullimi i aktivitetit arsimor ka qenë po ashtu i nevojshëm.