☁️
Tiranë 36°C · Vranët 25 August 2026
S&P 500 7,661 ▲0.11%
DOW 53,430 ▲0.02%
NASDAQ 26,086 ▲0.41%
NAFTA 82.80 ▼2.6%
ARI 4,689 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,186 ▼ -0.53% ETH $2,476 ▼ -1.72% XRP $1.4705 ▼ -3.33% SOL $98.1100 ▲ +1.83%
S&P 500 7,661 ▲0.11 % DOW 53,430 ▲0.02 % NASDAQ 26,086 ▲0.41 % NAFTA 82.80 ▼2.6 % ARI 4,689 ▼0.2 % S&P 500 7,661 ▲0.11 % DOW 53,430 ▲0.02 % NASDAQ 26,086 ▲0.41 % NAFTA 82.80 ▼2.6 % ARI 4,689 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

MPB: Kriminaliteti në Maqedoni është ulur për 30%, niveli më i ulët në 20 vitet e fundit

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se sipas të dhënave të saj, niveli i kriminalitetit në vend është më i ulëti në 20 vitet e fundit, ndërsa kriminaliteti i përgjithshëm është ulur për 30 për qind gjatë dy viteve të fundit.

Në njoftim thuhet se është rritur edhe efikasiteti në zbulimin e veprave penale dhe autorëve të tyre, duke arritur në 69 për qind.Sipas MPB-së, gjatë kësaj periudhe janë goditur më shumë se 30 grupe të organizuara kriminale, ndërsa numri i grupeve të zbuluara të lidhura me korrupsionin është rritur për 50 për qind.

“Në luftën kundër trafikimit të drogës janë zbuluar mbi 1.600 vepra penale, janë kallëzuar rreth 1.900 persona, janë sekuestruar 6,2 tonë lëndë narkotike dhe janë parandaluar nëntë transporte ndërkombëtare të marihuanës dhe kokainës. Sekuestrimet e kokainës janë rritur për më shumë se 300 për qind”, thonë nga MPB.

MPB-ja shton se kriminaliteti pasuror është ulur me më shumë se 30 për qind, ndërsa grabitjet dhe vjedhjet me dhunë janë zvogëluar për mbi 40 për qind.

“Këta nuk janë vetëm tregues statistikorë. Pas çdo shifre qëndron një vepër penale e parandaluar, një rrjet kriminal i shkatërruar, një jetë e shpëtuar, pronë e mbrojtur dhe siguri më e madhe për qytetarët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.