☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +0.43% ETH $2,263 ▲ +0.4% XRP $1.2498 ▼ -0.12% SOL $94.3000 ▼ -1.45%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

MPB zbardh rastin e dhunës ndaj 14-vjeçares, kallëzim penal ndaj tre vajzave

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër P.A. (18) nga fshati Llojan, Komuna e Likovës, si dhe kundër dy të miturave të moshës 14 dhe 15 vjeç nga Kumanova, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “dhunë” sipas nenit 386 paragrafi 3 të Kodit Penal.

“Më 13.03.2026 rreth orës 18:00, të akuzuarit e kanë thirrur një vajzë 14-vjeçare që të dalë nga shtëpia e saj, pas së cilës e kanë bindur të hyjë në një dhomë pranë qendrës sportive “Sokolana” në Kumanovë. Atje, së pari e kanë fyer, e më pas e kanë sulmuar fizikisht, duke e regjistruar të gjithë incidentin me telefon celular”.

“Pas dhunës, të dyshuarat e kanë kërcënuar të miturën që të mos e raportojë incidentin dhe të mos flasë për videon e regjistruar, duke e kërcënuar se përndryshe do t’i ndodhë diçka edhe më e keqe”, thonë nga MPB.

Brenda vitit ky është rasti i tretë që grupe adoleshentësh dhe fëmijësh përfshihen në përleshje dhe filmohen me qëllim të postimit në rrjetet sociale. Një rast i ngjashëm i dhunës ndaj një viktime ndodhi edhe në Tetovë dhe një tjetër rast në Shkup. Kujtojmë që Ministria e Arsimit nga shtatori do të zbatojë programin me psikologë për detektimin e shenjave të hershme të delikuencës dhe përdorimit të dhunës nëpër shkolla, që vjen si pasoj e dhunës nëpër familjet e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.