🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,081 ▲ +0.23% ETH $1,923 ▲ +0.39% XRP $1.0466 ▲ +1.82% SOL $76.3000 ▲ +3.25%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Kronika

Muaji gusht sjell fluksin maksimal, Durrësi pritet të mbushë hotelet 100%

Java e parë e gushtit ka sjellë një fluks të lartë vizitorësh në bregdetin e Durrësit, duke e kthyer qytetin në një nga destinacionet më të frekuentuara të sezonit. Plazhet janë mbushur me pushues vendas, shqiptarë të diasporës dhe turistë të huaj, ndërsa operatorët turistikë raportojnë kërkesë të lartë për prenotime gjatë gjithë muajit.

Sipas përfaqësuesve të sektorit të turizmit, hotelet në Durrës pritet të arrijnë kapacitet të plotë gjatë gushtit. Krahas shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, kërkesë të lartë kanë turistët nga Polonia, Çekia, Sllovakia, Franca, Armenia dhe Portugalia.

“Ka nisur mirë muaji gusht dhe të gjitha hotelet e Durrësit parashikohet të kenë shitje 100%. Përveç turistëve të huaj dhe shqiptarëve të diasporës, ka pasur kërkesë të lartë për muajin gusht. Pjesa më e madhe janë turistët polakë, pastaj çekë e sllovakë, francezë dhe turistë nga Armenia dhe Portugalia”, tha Blerim Norja – Përfaqësues i sektorit të turizmit.

Pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet që ofron bregdeti i Durrësit. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit thonë se rikthehen çdo vit pranë familjeve, ndërsa turistët e huaj vlerësojnë plazhet dhe klimën e qytetit.

“Çdo vit vij pushoj këtu në Durrës. Uji super, pastërtia dhe fëmijët po kënaqen. Ne jetojmë në Zvicër, por çdo vit vijmë këtu në Durrës.”

“Kam ardhur nga New Yorku. Bregdeti është mirë, por në disa vende shezlongët janë shumë shtrenjtë. Këtu është shumë mirë, ka qetësi dhe rregull. Unë vij çdo vit. Pastërtia është shumë mirë”, shprehen disa pushuese.

Për turistët që e vizitojnë Durrësin për herë të parë, plazhi dhe rëra mbeten ndër elementët më të vlerësuar.

“Jam nga Polonia. Po, është hera e parë. Plazhi është i pastër, me rërë të butë dhe shumë i bukur. Është vërtet shumë bukur dhe gjithashtu shumë nxehtë këtu. Kam qenë disa herë në Egjipt, por këtu është më mirë, shumë më mirë, mendoj unë”, tha turisti.

Me fluksin që pritet të vijojë gjatë gjithë gushtit, operatorët turistikë mbeten optimistë se sezoni do të vijojë me ritme të larta. Prenotimet dhe numri i vizitorëve pritet ta mbajnë bregdetin e Durrësit të mbushur gjatë gjithë muajit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.