🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,036 ▲ +0.24% ETH $1,880 ▲ +0.2% XRP $1.0028 ▼ -0.04% SOL $75.2800 ▼ -0.28%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Politika

Muça: Spiropali, katalizator mes sheshit dhe pushtetit

Analisti Flogert Muça deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, se deputetja Elisa Spiropali po luan rolin e një katalizatori midis sheshit protestues dhe pushtetit, duke vlerësuar guximin e saj për të ngritur publikisht disa çështje, por edhe rreziqet që mbart kjo nismë.

Muça, duke folur për marrëdhënien midis Spiropalit dhe kryeministrit Edi Rama, theksoi se kjo lëvizje vjen në një moment kur Rama ka nevojë për një figurë të tillë brenda partisë.

“Nevoja e Ramës sot është për një lloj katalizatori, ndërmjetësi midis sheshit dhe pushtetit, tavolinës së pushtetit, qeverisë, mazhorancës. Dhe në këtë kuptim nuk ka nevojë të flasë Spiropali fare me Ramën”, tha ai.

Muça u ndal edhe te protesta aktuale, duke theksuar se ajo ka humbur dinamikën fillestare intelektuale dhe është kapur nga aktorë politikë.

“Brenda sheshit nuk o profesor, nuk ka aty njerëzit që kanë nivel intelektual për të dalë dhe për të artikuluar, që të bëjnë doktrina…”, nënvizoi analisti.

Duke komentuar iniciativën e Spiropalit, Muça u shpreh se ajo e njeh mirë Ramën dhe di çfarë ai kërkon.

“Pra Spiropali e di çfarë do Rama dhe po e bën lëvizjen që nesër kur Rama të bëjë atë gjë e vetë, të jetë aty. Dhe nga ana tjetër Rama e dhe Elisa… e ka thënë një moment që në qoftë se ka një gjë që Elisa nuk do e bëjë kurrë është të tradhtojë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën”, shpjegoi Muça.

Ai shtoi se një nga pikat e forta të Edi Ramës është komunikimi dhe menaxhimi i situatave të tilla.

“Një nga mangësitë që Rama nuk e ka… është që është mjeshtër komunikimi. Dhe Rama përherë e ka luajtur dhe ka dalë lajmi që përplaset me Spiropalin, fërkohet me Spiropalin… E njeh sot Elisa Edi Ramën. Elisa Edi Ramën e njeh ka 25 vjet”, deklaroi Muça.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.