Kronika
Greqia i kërkon bashkëpunim Shqipërisë në luftën kundër trafikimit të drogës
Shteti grek i ka kërkuar bashkëpunim shtetit shqiptar në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Këtë kërkesë e ka bërë ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Toskas, në takimin me ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, Adriana Hobdari.
Ai tha se është më se i nevojshëm një bashkëpunim i ngushtë i organeve greke me ato shqiptare, për të frenuar trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi.
Ministri Toskas ka kërkuar që të intensifikohen kontrollet e autoriteteve shqiptare, në pikat doganore dhe jo vetëm, për të përballuar në mënyrë sa më efektive këtë problem serioz.