Kronika

Mungojnë 5 policë dëshmitarë, shtyhet gjyqi për Armando Prengën

Në Gjykatën e Lartë është shtyrë seanca për deputetin Armando Prenga dhe shkak është bërë mungesa e 5 efektivëve të policisë së Tiranës, të cilët ishin thirrur nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarëve.

Avokati i Prengës, Baftjar Rusi tha se po zvarritet procesi.

“Është e patolerueshme mungesa e punonjësve të institucionit shtetërore. Po zvarritet procesi gjyqësor” , ka thënë avokati.

Seanca e radhës për deputetin Prenga është caktuar për në datën 2 qershor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button