☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 79.89 ▼0.35%
ARI 3,627 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,711 ▼ -2.65% ETH $1,683 ▼ -2.29% XRP $0.9277 ▼ -1.25% SOL $70.2500 ▼ -2.69%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.89 ▼0.35 % ARI 3,627 ▼0.66 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.89 ▼0.35 % ARI 3,627 ▼0.66 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Munishi: Superliga ka më shumë nevojë për Lirinë sesa Liria për Superligën

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, beson fuqishëm se prizrenasit do të rikthehen në elitën e futbollit kosovar dhe zbulon se ka refuzuar oferta nga Superliga dhe jashtë Kosovës për të vazhduar projektin në Prizren.

Liria e Prizrenit e ka mbyllur pjesën vjeshtore të sezonit në krye të Ligës së Parë dhe po marshon drejt rikthimit në elitën e futbollit kosovar, ndërsa trajneri Ismet Munishi nuk e fsheh optimizmin se objektivi do të përmbushet.

Siç njofton Futbolli.info, Munishi beson se klubi prizrenas, me traditën dhe tifozërinë që ka, e ka vendin në Superligë. “Besoj fuqishëm se, me atë që kemi treguar deri më tani, do të jemi pjesë e Superligës. Mendoj se më shumë ka nevojë Superliga për Lirinë sesa Liria për Superligën”, ka deklaruar Munishi për KOHËN.

Prizrenasit e mbyllën pjesën e parë të sezonit në pozitën e parë pas fitores 3:0 ndaj Rilindjes 1974, në një stadium “Përparim Thaçi” të mbushur me tifozë në ndeshjen e parë nën dritat e reflektorëve.

Trajneri ka vlerësuar punën e drejtuesve, futbollistëve dhe stafit të klubit, ndërsa ka zbuluar se ka refuzuar oferta për të mos e braktisur projektin në Prizren. “Për Lirinë kam refuzuar rregullisht oferta të klubeve të Superligës dhe jashtë Kosovës. Kjo tregon seriozitetin dhe këmbënguljen që kam për momentin te Liria”, ka theksuar ai.

Munishi synon që skuadra të përmirësohet edhe më shumë gjatë fazës përgatitore, ndërsa për pjesën pranverore të sezonit premton futboll atraktiv dhe spektakël për tifozët prizrenas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.