☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,732 ▲0.12%
DOW 52,468 ▲0.17%
NASDAQ 26,465 ▼0.05%
NAFTA 102.38 ▲2.48%
ARI 4,051 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,581 ▲ +0.39% ETH $2,333 ▲ +0.11% XRP $1.3119 ▼ -0.42% SOL $100.9200 ▲ +0.38%
S&P 500 7,732 ▲0.12 % DOW 52,468 ▲0.17 % NASDAQ 26,465 ▼0.05 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,051 ▼0.57 % S&P 500 7,732 ▲0.12 % DOW 52,468 ▲0.17 % NASDAQ 26,465 ▼0.05 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,051 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Mustafa dhe Pacolli e zyrtarizojnë koalicionin sot pasdite, publikohen detaje të marrëveshjes

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit tha se negociatat me LDK-në janë në përfundim e sipër. Ai theksoi se sot pasdite do të bëhet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes LDK-AKR për të shkuar bashkë në zgjedhje.

“Në fakt negociatat me LDK-në për këtë shkuar bashkë në zgjedhje janë në përfundim e sipër. Unë besoj që sot mund të ketë zyrtarizim të bashkëpunimit, për formën dhe modalitetin sesi do të ndodhë kjo. Besoj se do të bëhet publike në orët e pasdites”, u shpreh ai.

Ai pohoi se AKR-ja do të jetë në listë me LDK-në.

Sa i përket numrit të deputetëve të AKR-së në listën e LDK-së, Zyberaj tha se do të jenë deri në 10.

“Do të jetë deri në 10, por nuk është definitive se kemi kohë deri në 5 ditë për të dorëzuar listat për kandidat për deputet”, pohoi ai për euronews.al.

Për kandidaturën e Pacollit si president, ai tregoi se deri më tani nuk është bërë asnjë diskutim me LDK-në.

“Nuk është diskutuar ajo. Çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet të jetë problem i një subjekti politik, por i të gjithë subjekteve politike”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.