Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,694 ▼ -2.32% ETH $2,080 ▼ -3.2% XRP $1.3932 ▼ -3.25% SOL $87.2800 ▼ -2.59%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: Serbia s’ka të drejtë të gjykojë çështjet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e qeverisë ka reaguar lidhur me vendimin e një gjykate në Serbi për dënimin e 8 eprorëve, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se asnjë gjykatë serbe nuk ka kompetencë të marrë vendime të tilla për qytetarët kosovarë.

Ish-eprorët e një brigade të UÇK-së, tashmë deputetë, Anton Quni dhe Rrustem Berisha, si dhe gjashtë bashkëluftëtarë të tyre, Xhafer Gashi, Demush Gacaferri, Demë Maloku, Agon Isufi, Rabit Alija dhe Sheqeri Maloku janë dënuar dje në mungesë nga një gjykatë në Nish të Serbisë.

“Si qeveri e Republikës së Kosovës do të njoftoj partnerët ndërkombëtarë për këtë tendencë dhe do të kërkojmë prej tyre që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë për të ndërprerë farsa të tilla gjyqësore dhe ndjekjen e qytetarëve të Kosovës me akuza të pabaza dhe krejtësisht jashtë standardeve juridike ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se, “vendim i kësaj gjykate nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi dhe nuk do të zbatohet asnjëherë”. “Sepse gjykatat e Serbisë nuk kanë juridiksion të procesojnë çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shtuar kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.