☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.67 ▼15.3%
ARI 4,830 ▲3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,435 ▲ +3.89% ETH $2,237 ▲ +6.07% XRP $1.3707 ▲ +4.05% SOL $84.5800 ▲ +5.87%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.67 ▼15.3 % ARI 4,830 ▲3.09 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.67 ▼15.3 % ARI 4,830 ▲3.09 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: S’ka marrëveshje tjera pa zhbërjen e strukturave paralele

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke komentuar koalicionin në mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, ka deklaruar se janë të hapur si për koalicionin ashtu edhe për Vetëvendosjen por se zgjedhje nuk do të ketë deri në vitin 2018.

Ai këto komente i bërë gjatë vizitës në Komunën e Shtimes, ku tha se nuk ka asnjë arsyeje që të mbahen zgjedhje kur është shumica që ka kompetencë legale dhe legjitime.

Mustafa u ndal edhe tek marrëveshjet e arritura në Bruksel, ku tha se nuk kanë qenë të lehta, megjithatë kanë treguar sukses.

“Ne kemi komunikim me gjithë kryetarët e komunave të veriut. Ata kanë pranuar buxhetin e Republikës së Kosovës, kanë pranuar zbatimet e ligjeve të Republikës së Kosovës, është arritur edhe në shpërbërjen e mbrojtjes civile në veri të vendit. Tani do ta përmbyllim edhe procesin e shtrirjes së organeve të drejtësisë dhe ligjit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ai gjithashtu ka shtuar se janë disa marrëveshje të cilat kanë mbetur akoma pa implementuar sepse implementimi nuk shkon shumë lehtë.

“Është çështja e kodit telefonik që është në vazhdim e sipër, është çështja e energjisë që është po ashtu vazhdim e sipër, është çështja e urës mbi Ibër ku po vonohet në fillimin e punimeve, dhe çështja e zhbërjes së të gjitha strukturave paralele gjë të cilën ne do ta kushtëzojmë në marrëveshjet e ardhshme. Megjithatë vlerësoj që rrugë tjetër nuk kemi pas dhe kjo është rruga e vetme, sepse rruga e vetme është rruga e dialogut, është një rrugë e vështirë por për të cilën gjithë ne kemi mirëkuptim, edhe pozita edhe opozita”, ka thënë Mustafa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.