Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,362 ▲ +0.65% ETH $2,151 ▲ +1.25% XRP $1.4369 ▲ +0.37% SOL $89.7900 ▲ +1.26%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: Thaçi do të jetë president

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi të hënën se “LDK do të respektojë marrëveshjen e bërë me PDK-në, si rrjedhojë Hashim Thaçi do të jetë president i vendit”.

Gjatë përurimit të segmentit të rrugës nacionale N2, Prishtinë- Mitrovicë, Mustafa foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, si dhe për gjendjen aktuale politike.

Kreu i qeevrisë theksoi se “Kosova i ka përmbushur të gjithë kriteret për liberalizimin e vizave dhe se janë duke u takuar me të gjitha institucionet përgjegjëse për të parë edhe njëherë nëse ndonjë pjesë e rekomandimeve të BE-së ka mbetur pa u përmbushur”.

“Të gjitha kriteret janë përmbushur, por ka pjesë të rekomandimeve të papërmbushura , pasi BE ka dhënë rekomandime dhe jo kritere”, u shpreh Mustafa.

Duke folur për akuzat e opozitës se prej kur PDK dhe LDK kanë marrë qeverisjen e vendit është rritur krimi dhe korrupsioni, Mustafa tha se ato janë të pabaza.
“Deri tani nuk ka as një rast të korrupsionit në ndonjë ministri”, tha Mustafa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.