🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 84.54 ▲2.5%
ARI 4,082 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,328 ▲ +1.36% ETH $1,925 ▲ +1.02% XRP $1.1473 ▲ +2.64% SOL $78.0700 ▲ +0.12%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.54 ▲2.5 % ARI 4,082 ▲1.65 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.54 ▲2.5 % ARI 4,082 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Bota

MUZIKË – Elton John, përtej skenës: kanceri, frika nga vdekja dhe forca për të nisur sërish

Në vitin 2017 këngëtari brilant britanik Elton John  ai u diagnostikua me kancer të prostatës, ndërsa më pas një infeksion i rëndë pas operacionit e çoi shumë pranë vdekjes.

Pas kostumeve të shkëlqyera dhe syzeve karakteristike, Elton John e ka shndërruar sëmundjen, varësitë dhe dobësitë e tij në një mënyrë të re për të parë suksesin: të mbetet gjallë, të jetë baba dhe të vazhdojë të krijojë.

Për më shumë se gjysmë shekulli, Elton John e ka bërë skenën mbretërinë e tij.

Kostume me temina, pelerina, këpucë me platforma marramendëse, syze shumëngjyrëshe dhe një piano që ishte qendra e çdo shfaqjeje: imazhi i tij publik është ndërtuar mbi teprinë, ironinë dhe një energji që dukej e pashtershme.

Por larg dritave të reflektorëve erdhi momenti kur rockstari që këndonte “I’m Still Standing” u detyrua t’u jepte këtyre fjalëve kuptimin e tyre më të vërtetë: jo më rezistenca e një karriere ndaj kalimit të kohës, por qëndrueshmëria e trupit përballë sëmundjes.

Personazhi më i madh se njeriu

I lindur si Reginald Kenneth Dwight më 25 mars 1947 në Pinner, Middlesex, ai tregoi një talent të jashtëzakonshëm që në fëmijëri.

Në moshën trevjeçare luante në piano meloditë që dëgjonte, ndërsa në moshën 11-vjeçare fitoi një bursë për në Royal Academy of Music.

Ai djalosh i turpshëm do të bëhej një nga figurat më të njohura të muzikës pop në botë, duke krijuar së bashku me tekstshkruesin Bernie Taupin këngë të pavdekshme si “Your Song”, “Rocket Man”, “Tiny Dancer” dhe “Candle in the Wind”.

Shndërrimi nga Reginald Dwight në Elton John nuk ishte thjesht një ndryshim emri. Ishte krijimi i një identiteti të ri, më të guximshëm, më të ndritshëm dhe provokues.

Në skenë ai mund të vishej si të donte dhe ta kthente brishtësinë e tij në spektakël.

Publiku shihte një yll që dominonte stadiumet dhe klasifikimet muzikore, por pas kësaj fshiheshin pasiguri të thella, nevoja për t’u ndjerë i dashur dhe vështirësia për të përballuar famën.

Lufta me varësitë dhe rilindja

Suksesi i solli liri, pasuri dhe famë globale, por edhe një periudhë të gjatë të shoqëruar me varësi nga droga dhe alkooli.

Jeta e tij personale u zhyt në kaos, derisa në korrik të vitit 1990 hyri në një qendër rehabilitimi dhe nisi rrugën drejt jetës pa varësi, një arritje që në vitin 2025 shënoi 35-vjetorin.

Një ndikim të madh në këtë ndryshim pati Ryan White, adoleshenti amerikan me hemofili që u infektua me HIV përmes një transfuzioni gjaku dhe u bë simbol i luftës kundër diskriminimit.

Dinjiteti me të cilin ai dhe familja e tij përballuan sëmundjen e shtyu Elton John të ndryshonte jetën.

Pas vdekjes së Ryan White në vitin 1990, ai vendosi të krijonte Elton John AIDS Foundation.

Kjo rilindje e parë i mësoi se mbijetesa nuk do të thotë vetëm t’i shpëtosh vdekjes, por edhe të ndryshosh drejtimin e jetës, të marrësh përgjegjësi dhe të krijosh marrëdhënie që ia vlejnë të mbrohen.

Fondacioni, i krijuar në vitin 1992, ka mbledhur mbi 650 milionë dollarë dhe ka mbështetur më shumë se 3.100 projekte në 102 vende, për të luftuar HIV-in dhe stigmën që e shoqëron.

Diagnoza që ndryshoi gjithçka

Në vitin 2017, gati 30 vjet pasi kishte lënë pas varësitë, Elton John mori një tjetër goditje: mjekët i zbuluan kancer në prostatë gjatë një kontrolli rutinë.

Diagnoza erdhi në kohë dhe ai vendosi t’i nënshtrohej operacionit.

Vendimi nuk ishte vetëm mjekësor. Tashmë bashkëshort i David Furnish dhe baba i dy djemve, Zachary dhe Elijah, ai nuk donte ta zgjaste pasigurinë me trajtime të pafundme.

Dëshironte ta hiqte tumorin dhe t’i rikthehej sa më shpejt jetës së tij.

Operacioni në Los Anxhelos rezultoi i suksesshëm.

Megjithatë, rreziku më i madh erdhi pas ndërhyrjes. Pas disa ditësh u shfaqën komplikacione.

Ai u rikthye përkohësisht në skenë, por gjatë një turneu në Amerikën e Jugut gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm: dhimbje të forta, temperaturë e lartë dhe një dobësi që nuk e kishte përjetuar kurrë më parë.

Ai u detyrua të ndërpriste turneun dhe të kthehej me urgjencë në Mbretërinë e Bashkuar, ku u shtrua në spital.

Analizat zbuluan një infeksion shumë të rëndë, që kërkoi trajtim intensiv dhe antibiotikë intravenozë.

Në autobiografinë e tij “Me”, botuar në vitin 2019, Elton John rrëfen se mjekët i thanë bashkëshortit të tij se ai ndodhej “vetëm 24 orë larg vdekjes”.

Rruga e gjatë drejt shërimit

Shërimi ishte i ngadaltë dhe i dhimbshëm. Ai ishte aq i dobësuar sa iu desh të mësonte sërish edhe të ecte.

Është një pamje krejt ndryshe nga ajo që publiku ishte mësuar të shihte:

Elton John i shtrirë në një shtrat spitali, pa kostumet ekstravagante, pa orkestër dhe pa kontrollin që kishte gjithmonë mbi skenën.

Për një artist të mësuar të kontrollonte çdo detaj të shfaqjeve të tij, humbja e pavarësisë ishte një nga provat më të vështira të jetës.

Gjatë ditëve në spital, mendimet e tij ishin te dy djemtë. Ai ka pranuar se lutej të mos vdiste, vetëm që të kishte mundësinë t’i shihte duke u rritur.

Frika nuk kishte më lidhje me rikthimin në skenë, por me mundësinë për të humbur momentet më të rëndësishme të jetës së fëmijëve të tij.

Kjo është arsyeja pse historia e tij nuk mbetet vetëm historia e një personazhi të famshëm. Fama mund të sigurojë qasje në spitalet më të mira, por nuk e zhduk ankthin universal të një prindi që ka frikë se mos lë pas familjen.

Familja, suksesi i ri

Përvoja me sëmundjen ndryshoi edhe mënyrën se si Elton John e shihte punën.

Për dekada, jeta e tij ishte e ndërtuar rreth turneve botërore, provave, udhëtimeve dhe koncerteve.

“Farewell Yellow Brick Road Tour”, turneu i tij i fundit madhështor, u bë jo vetëm një lamtumirë për publikun, por edhe fillimi i një kapitulli të ri.

Turneu përfundoi më 8 korrik 2023 në Stokholm, pasi artisti kishte realizuar mbi 4.600 koncerte në më shumë se 80 vende që nga turneu i parë në vitin 1970.

Ai nuk hoqi dorë nga muzika dhe krijimtaria, por vendosi t’i japë përparësi kohës me familjen.

Pas mbijetesës nga kanceri dhe infeksioni që e çoi pranë vdekjes, suksesi nuk matet më me stadiumet e mbushura apo çmimet e fituara, por me mundësinë për të qenë pranë njerëzve që do më shumë.

Për Elton John, pas gjithë asaj që përjetoi, suksesi i vërtetë është të jetosh, të jesh baba dhe të vazhdosh të krijosh, duke e vlerësuar kohën si pasurinë më të madhe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.