🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $63,079 ▼ -1.27% ETH $1,867 ▼ -0.95% XRP $1.0630 ▼ -0.84% SOL $72.8700 ▼ -0.9%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Kronika

Muzikë me zë të lartë pas mesnate në det, gjobitet me 400 mijë lekë anija turistike në Vlorë

Një anije turistike është ndëshkuar me masë administrative prej 400 mijë lekësh të rinj, pasi është konstatuar duke lëshuar muzikë me volum mbi normat e lejuara gjatë lundrimit pas mesnate në zonën bregdetare të Vlorës.

Ndërhyrja e Policisë erdhi pas ankesave të qytetarëve për zhurmat e krijuara. Shërbimet e rendit kanë kryer kontrolle në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë, në drejtim të Lungomares, ku konstatuan një mjet lundrues turistik që prishte qetësinë publike.

Sipas Policisë, rreth orës 00:52, anija po lundronte nga zona e Ujit të Ftohtë drejt Portit të Vlorës, ndërsa muzika që lëshohej nga bordi ishte mbi nivelet e lejuara.

Për këtë rast, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, ku nisi procedimi penal për administratorin e anijes, shtetasin D. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, si dhe për kapitenin e saj, shtetasin V. P., 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi si prova materiale një amplifikator dhe dy bokse audio.

Ndërkohë, ndaj subjektit u vendos edhe masë administrative në vlerën 400 mijë lekë të rinj.

Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik në vijën bregdetare, me qëllim garantimin e rendit, qetësisë publike dhe një mjedisi sa më të përshtatshëm për pushuesit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.