☁️
Tiranë 31°C · Vranët 25 June 2026
S&P 500 7,382 ▲0.32%
DOW 52,305 ▲0.88%
NASDAQ 25,415 ▼0.24%
NAFTA 71.25 ▲1.29%
ARI 4,042 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $59,311 ▼ -1.97% ETH $1,563 ▼ -3.78% XRP $1.0321 ▼ -2.7% SOL $65.9400 ▼ -2.43%
S&P 500 7,382 ▲0.32 % DOW 52,305 ▲0.88 % NASDAQ 25,415 ▼0.24 % NAFTA 71.25 ▲1.29 % ARI 4,042 ▲0.83 % S&P 500 7,382 ▲0.32 % DOW 52,305 ▲0.88 % NASDAQ 25,415 ▼0.24 % NAFTA 71.25 ▲1.29 % ARI 4,042 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Kosova

MZHR dhe MAPL nënshkruajnë nismën për themelimin e 7 Qendrave për Zhvillim Rajonal në Kosovë

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) kanë nënshkruar sot nismën për themelimin e Qendrave për Zhvillim Rajonal në shtatë rajonet zhvillimore të Kosovës.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri në detyrë i MZHR-së, Rasim Demiri, dhe ministri në detyrë i MAPL-së, Elbert Krasniqi, më 25 qershor 2026, dhe synon forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal si dhe zhvillimin e balancuar rajonal në vend.

Sipas njoftimit, kjo nismë ka për qëllim rritjen e efikasitetit të investimeve publike dhe koordinimin më të mirë të politikave zhvillimore në nivel rajonal.

“Qendrat për Zhvillim Rajonal do të shërbejnë si mekanizma për koordinimin e politikave zhvillimore, identifikimin e prioriteteve rajonale dhe promovimin e investimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Përmes këtyre qendrave synohet krijimi i një mjedisi më të favorshëm për zhvillim ekonomik, rritje të bashkëpunimit institucional dhe shfrytëzim më efikas të potencialeve rajonale.

Nga institucionet përkatëse është theksuar se kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm rajonal dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve në të gjitha komunat e vendit.

Sipas tyre, Qendrat për Zhvillim Rajonal do të mundësojnë koordinim më të mirë ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, me fokus në zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve të Kosovës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.