⛅
Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,683 ▼0.78%
DOW 51,466 ▼0.7%
NASDAQ 26,822 ▼0.91%
NAFTA 95.44 ▲3.28%
ARI 4,151 ▼3.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,340 ▼ -1.32% ETH $2,678 ▼ -0.48% XRP $1.4926 ▼ -1.47% SOL $118.7000 ▼ -2.52%
S&P 500 7,683 ▼0.78 % DOW 51,466 ▼0.7 % NASDAQ 26,822 ▼0.91 % NAFTA 95.44 ▲3.28 % ARI 4,151 ▼3.94 % S&P 500 7,683 ▼0.78 % DOW 51,466 ▼0.7 % NASDAQ 26,822 ▼0.91 % NAFTA 95.44 ▲3.28 % ARI 4,151 ▼3.94 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Boterori

“Na kanë vjedhur 7 tituj”- Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave

Përballja mes Barcelonës dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez, tashmë ka një datë.

Klubi katalanas dhe kreu i “Los Blancos” janë thirrur më 25 nëntor, në orën 09:40, në një nga sallat e gjykatës në Madrid, për zhvillimin e seancës së pajtimit.

Ky është hapi paraprak përpara paraqitjes së një padie penale ndaj Florentino Pérez për një pretendim për shpifje, në lidhje me deklaratat e tij ndaj Barcelonës.

Klubi katalanas e kishte paraqitur kërkesën për seancën e pajtimit në muajin qershor, duke kërkuar që presidenti i Real Madridit të tërhiqet nga deklaratat se Barcelonës i janë “vjedhur shtatë tituj kampion”.

Nëse Pérez nuk tërhiqet nga këto deklarata, Barcelona paralajmëron se do të vijojë me një kallëzim penal, duke argumentuar se akuzat dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e klubit.

Çështja nisi pas deklaratave të Florentino Pérez më 12 maj, kur ai njoftoi zgjedhjet e klubit madrilen, si dhe gjatë një interviste të mëvonshme. Në atë rast, presidenti i Real Madridit deklaroi se skuadra e tij mund të kishte fituar më shumë tituj kampion dhe pretendoi se shtatë prej tyre i ishin “vjedhur”, duke iu referuar edhe çështjes Negreira.

Pérez e lidhi këtë çështje me pretendimet për pagesa të bëra për vite me radhë nga Barcelona ndaj ish-zyrtarit të arbitrave spanjollë, José María Enríquez Negreira. Ai deklaroi gjithashtu se Real Madridi kishte përgatitur një dosje të gjerë që synonte t’ia paraqiste UEFA-s.

Barcelona i konsideron deklaratat e presidentit të Real Madridit si të rënda dhe ka kërkuar që ai të tërhiqet prej tyre gjatë seancës së pajtimit.

Nëse Florentino Pérez nuk paraqitet në seancë ose nuk pranon kërkesën e Barcelonës, klubi katalanas pritet të vijojë me procedurat për paraqitjen e padisë penale. Nëse Barcelona nuk do të paraqitej, procedura do të konsiderohej e tërhequr, ndërsa në rast të mungesës së palës së thirrur për pajtim, seanca do të konsiderohej e tentuar për efektet ligjore.

Tashmë pritet 25 nëntori, kur Barcelona dhe Florentino Pérez do të përballen në këtë seancë, e cila mund të përcaktojë edhe hapat e mëtejshëm të betejës ligjore mes dy palëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.