☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.60 ▼2.59%
ARI 4,091 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,305 ▲ +0.16% ETH $2,095 ▼ -0.37% XRP $1.0795 ▼ -1.07% SOL $85.1800 ▼ -1.14%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.60 ▼2.59 % ARI 4,091 ▼0.57 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.60 ▼2.59 % ARI 4,091 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Naço viziton Panairin Ndërkombëtar të Parisit: Investime për modernizimin e ushtrisë dhe policisë shqiptare

Me ftesë të Kryetarit të Komisionit për Mbrojtjen dhe Armët të Asamblesë Kombëtare të Francës, Thomas Gassilloud, Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço vizitoi dje Panairin Ndërkombëtar të Parisit, një nga më të mëdhenjtë në botë si dhe mori pjesë në takimin shumëpalësh organizuar me këtë rast.

Në këtë aktivitet morën pjesë delegacione nga Kroacia dhe Luksemburgu.

Të ftuarit vizituan stenda të ndryshme për tu njohur me fjalën e fundit të teknologjisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjatë takimit Gassilloud u shpreh shumë i kënaqur për prezencën e homologëve të Ballkanit në takim.

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço tha se, Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e detyrave që rrjedhin si pasojë e pranisë sonë në NATO, ndërsa vuri theksin në investimet që janë bërë vitet e fundit në drejtim të modernizimit të ushtrisë shqiptare, policisë apo organeve të tjera ligjzbatuese.

Ai nënvizoi bashkëpunimin e shkëlqyer parlamentar që ekziston mes Francës e Shqipërisë sidomos duke përmendur shkëmbimet e vizitave të Grupeve respektive të Miqësisë dhe në këtë drejtim ftoi Gassilloud të vizitojë Tiranën në një kohë të përshtatshme për të.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.