☁️
Tiranë 17°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,768 ▼0.22%
DOW 47,789 ▼0.25%
NASDAQ 22,550 ▼0.38%
NAFTA 100.32 ▲6.26%
ARI 4,797 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,686 ▼ -1.18% ETH $2,166 ▼ -2.82% XRP $1.3268 ▼ -2.98% SOL $81.7000 ▼ -2.21%
S&P 500 6,768 ▼0.22 % DOW 47,789 ▼0.25 % NASDAQ 22,550 ▼0.38 % NAFTA 100.32 ▲6.26 % ARI 4,797 ▲0.41 % S&P 500 6,768 ▼0.22 % DOW 47,789 ▼0.25 % NASDAQ 22,550 ▼0.38 % NAFTA 100.32 ▲6.26 % ARI 4,797 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Nafta më e lirë i çon qytetarët e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut për karburant

Çmimi i lartë i naftës në Shqipëri vijon të shkaktojë dyndje të shtetasve shqiptar drejt vendeve fqinje që e kanë shumë më lirë litrin e naftës.

Vizion Plus shkruan se në doganën e Bllatës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut çdo ditë krijohet radhë e gjatë për shkak të numrit të lartë të automjeteve që dalin në Maqedoninë e Veriut për të mbushur makinat e tyre me naftë.

Banorët e Dibrës dhe Bulqizës i drejtohen karburanteve të Maqedonisë së Veriut sa herë kanë nevojë për të furnizuar automjetet e tyre.

Përveç në Bllatë, ka radhë edhe në karburantet në Dibër të Madhe, ku shihen makina me targa të Shqipërisë.

Çmimi i një litri nafte në Maqedoninë e Veriut aktualisht shitet me 98 denarë, ose rreth 150 lekë ndërsa në Shqipëri me 220 lekë, 72 lekë më shtrenjtë.

Në Malin e Zi një litër naftë aktualisht shitet me 1.55 euro ose 148 lekë. Pra edhe qytetarët e Malit të Zi e marrin 74 lekë më lirë se shtetasit e Shqipërisë.

Në Kosovë litri i naftës është 1.80 euro, ose 172 lekë, pra 48 lekë më lirë se në Shqipëri.

The post Nafta më e lirë i çon qytetarët e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut për karburant appeared first on ALB UK News.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.