🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,469 ▲ +0.81% ETH $2,093 ▲ +0.67% XRP $1.4201 ▲ +1.86% SOL $87.7200 ▲ +0.47%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Nafta, sërish drejt çmimit historik. Çmimi në bursa nuk është rritur

Çmimi i karburanteve në tregun vendas po i rikthehet sërish rekordeve të së shkuarës, duke iu afruar niveleve të larta historike.

Në pikat me pakicë, nafta u shtrenjtua sërish ditët e fundit duke cekur nivelin 187 lekë për litër, ndërsa benzina po kuotohet me 188 lekë për litër.

Jashtë kamerave tregtarët thonë se shkaku për rritjen e fundit është forcimi i dollarit dhe ecuria e çmimit në bursë, edhe pse të dhënat nga BBC tregojnë se të paktën në dy muajt i fundit çmimi i karburanteve në tregjet botërore ka qenë i pandryshuar.

Ndërkohë që ditët e fundit, për shkak të thellimit të krizës greke ai, po ulet me ritme të shpejta. Në tregun vendas, çmimi i naftës shënoi nivelin më të ulët në fillim të shkurtit, kur në disa pika me pakicë ra deri në 165 lekë për litër.

Por, pas kësaj kohe kurba e çmimit ka qenë vetëm në rritje dhe sipas të dhënave, krahasuar me shkurtin, ato janë shtrenjtuar me rreth 13.5 për qind. Për shkak të taksimit të rëndë dhe ngurtësisë së tregut, Shqipëria mbetet një nga vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në Europë.

Madje, sipas “Global Petrol”, me çmimet aktuale, nafta në Shqipëri kushton më shtrenjtë edhe sesa në shumë vende të pasura si Franca, Gjermania, Belgjika apo Austria, ku të ardhurat për frymë janë disa herë më të larta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.