☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.40 ▼4.53%
ARI 3,914 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,868 ▼ -0.11% ETH $2,286 ▲ +0.71% XRP $1.2508 ▼ -0.34% SOL $94.0100 ▼ -1.37%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.40 ▼4.53 % ARI 3,914 ▲0.38 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.40 ▼4.53 % ARI 3,914 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Boterori

Nagelsmann: Nuk jam nga ata që largohem, na u anullua një gol i rregullt në shtesë

Trajneri Julian Nagelsmann nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares pavarësisht eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2026 në fazën eliminatore. Ai deklaroi se nuk ka plane të largohet.

Gjermania u eliminua nga finalet në raundin e 32-shave pas humbjes ndaj Paraguait në gjuajtjet e penalltive. Një tjetër Botëror ku Gjermania nuk performoi mirë, ndërkohë që Nagelsmann, 38 vjeç, ka një kontratë deri në vitin 2028.

“Unë nuk jam nga ata që ikin“, tha Nagelsmann., që shtoi: “Nuk është hera e parë. Ka kohë që ndodh që ne zhvillojmë turne të tillë. Sigurisht që ka disa gjëra themelore që nuk dua t’i përmend tani, të cilat duhet të ndryshohen në çfarëdo situate”.

“Por, unë nuk jam nga ata njerëz që ulen këtu dhe thonë: ‘Po jap dorëheqjen vetëm sepse jemi eliminuar’. Përkundrazi, nëse DFB [Shoqata Gjermane e Futbollit] dëshiron që unë të vazhdoj, atëherë do të vazhdoj”, tha Nagelsmann.

Trajneri e vuri në dyshim vendimin e gjyqtarit për të anuluar golin e Jonathan Tah në kohën shtesë, pasi u thirr nga VAR. Përsëritjet treguan kontakt minimal midis të dyve. “Duhet ta kishim zgjidhur mbrojtjen e Paraguait ndryshe, por ishte një gol i ligjshëm“, tha Nagelsmann.

“Por në fund, për ta përmbledhur, nëse eliminohesh në raundin e parë eliminator të një turneu kaq të madh me kaq shumë ekipe, kjo nuk është e mjaftueshme për futbollin gjerman”, deklaroi Nagelsmann.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.