☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,418 ▼ -1.97% ETH $2,205 ▼ -1.66% XRP $1.3298 ▼ -0.98% SOL $82.5400 ▼ -1.91%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Arte

Nata e Dytë e Fest ’56 dhuron sërish spektakël

Siç ishte lajmëruar Nata e Dytë e Festivalit të 56-të ka frymuar rini, ritëm dhe frymëmarrje. Adi Krasta bëri hapjen klasike shoqëruar kësaj here nga personazhe të moderimit, gazetarisë, inovacionit krijues e deri tek figura që publiku i ka dashuruar gjithmonë nëpërmjet ekranit dhe ata gjithmone e kanë respektuar me artin e tyre.

Mes tyre ishte  Zhaklina Dhimojani,  që prej dekadash rri në kujtesën e shqiptarëve me një nga perlat e filmave për fëmijë “Mimoza Llastica”.

Ndërsa konkurimin e çeli Orgesa Zaimi për t’ia lënë radhën Denisa Gjezos dhe me tej Grupi Na në një bashkëpunim shumë interesant me Festina Mejzinin. Më tej Krasta ftoi një portret të ëmbël të moderimit në Shqipëri,  si Klea Huta për të prezantuar këngën e Lorela Sejdinit.

Gara ka vijuar me tej me ritmet e këngëve nga Ergi Bregu, Artemisa Mithi, Akullthyesit, Xhesika Polo, Inis Neziri, Tiri Gjoci dhe Links.

Por pa dyshim një eksplozion skenik ka qenë ngjitja e Aurela Gaçes e cila si gjithnjë mjaft energjike sjellë disa nga hitet më të njohura të saj .

Befasi e këndshme e natës së dytë të Fest ’56 ishte trajneri i kombëtares Cristian Panuci. Një personalitet i futbollit italian i cili ka pranuar të rrëfejë për Krastën, sfidat e kombëtares shqiptare, por jo vetëm.  Por befasia u dyfishua kur në skenë u ngjit paraardhësi i Panucit, Xhani De Biasi, personazh mjaftë i dashur për shqiptarët.

Një nga momentet mbresëlënëse të natës së dytë ishte dhe prania e orkestrës frymore të ushtrisë shqiptare rrallë e pranishme në aktivitete të tilla,  që solli një frymë interesante në sallën e Pallatit të Kongreseve, e më tej një intepretim i drejtëpërdrejtë i vetë Krastës me orkestrën e RTSH të drejtuar nga Elton Deda.

Një kulm i spektaklit muzikor ishte prania e yllit kosovar të muzikës Adelina Ismaili e cila dhuroi një interviste të çlirët duke kujtuar praninë e saj në festivalet e RTSH. Më pas Fest ’56 e përshëndetën Kejsi Tola dhe Flaka Krelani dy prej yjeve të festivaleve në vite, ndërsa solli emocione prania e Rozana Çelikut dhe Zerina Kukes dy prej prezantueseve shqiptare të festivaleve në RTSH në vite.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.