☁️
Tiranë 17°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,486 ▼0.85%
DOW 52,087 ▼0.58%
NASDAQ 24,898 ▼1.4%
NAFTA 86.21 ▼0.74%
ARI 4,029 ▼2.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,228 ▼ -2.14% ETH $2,029 ▼ -4.62% XRP $1.0533 ▼ -3.79% SOL $82.3800 ▼ -4.97%
S&P 500 7,486 ▼0.85 % DOW 52,087 ▼0.58 % NASDAQ 24,898 ▼1.4 % NAFTA 86.21 ▼0.74 % ARI 4,029 ▼2.09 % S&P 500 7,486 ▼0.85 % DOW 52,087 ▼0.58 % NASDAQ 24,898 ▼1.4 % NAFTA 86.21 ▼0.74 % ARI 4,029 ▼2.09 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Sporti

Nations League/Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Rolando Maran dhe zhvilluan stërvitjen me ngarkesë të plotë.

Ndërkohë, Arbër Hoxha dhe Cristian Shpendi kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar në fushë, me qëllim rikuperimin nga dëmtimet e pësuara pas goditjeve të marra në ndeshjet e fundit me klubet e tyre përkatëse.

Të dy futbollistët pritet t’i bashkohen grupit nesër, për seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes me Finlandën.

Seanca e sotme nisi me punën në palestër, ndërsa më pas trajneri Rolando Maran, së bashku me ekipin, punoi në disa situata të ndryshme loje dhe aspekte taktike.

Nesër, kombëtarja shqiptare do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në orën 11:00, që do të jetë 15 minutat e para e hapura për mediat.

Në orën 16:00 në stadium do të zhvillohet edhe konferenca zyrtare e trajneri Maran dhe një lojtari.

Sa i përket programit të Finlandës, ekipi mik do të zhvillojë konferencën zyrtare për media në orën 11:30 dhe në orën 12:30 do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore.

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, e vlefshme për UEFA Nations League, do të luhet të enjten, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Stadiumi do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë, duke qenë se janë shitur të gjithë biletat për këtë sfidë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.