☁️
Tiranë 17°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,486 ▼0.85%
DOW 52,087 ▼0.58%
NASDAQ 24,898 ▼1.4%
NAFTA 86.21 ▼0.74%
ARI 4,029 ▼2.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,228 ▼ -2.14% ETH $2,029 ▼ -4.62% XRP $1.0533 ▼ -3.79% SOL $82.3800 ▼ -4.97%
S&P 500 7,486 ▼0.85 % DOW 52,087 ▼0.58 % NASDAQ 24,898 ▼1.4 % NAFTA 86.21 ▼0.74 % ARI 4,029 ▼2.09 % S&P 500 7,486 ▼0.85 % DOW 52,087 ▼0.58 % NASDAQ 24,898 ▼1.4 % NAFTA 86.21 ▼0.74 % ARI 4,029 ▼2.09 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Macron: “Evropa e Madhe” të përcaktojë parimet kryesore për të ardhmen e sigurisë së saj

PARIS, 10 nëntor /ATSH – DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkon që Komuniteti Politik Evropian, i cili do të zhvillojë të enjten samitin e radhës në Dublin, të përcaktojë disa “parime kyçe” për të ardhmen e sigurisë së “Evropës së Madhe”, bëri të ditur të martën Presidenca franceze.

Macron ka qenë nismëtari i krijimit të Komunitetit Politik Evropian (KPE), i cili zhvillon samitin e tij të nëntë, me synimin për të përfshirë në diskutimet për çështjet evropiane edhe vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, si Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Moldavia dhe Turqia.

Nisma e re e presidentit francez, në prag të përfundimit të mandatit të tij në pranverë, synon të “forcojë” këtë format të “Evropës së Madhe”, duke nxitur marrjen e përgjegjësive për sigurinë nga vetë vendet evropiane, deklaroi Presidenca franceze për mediat.

Sipas saj, synimi është përcaktimi i një sërë objektivash të përbashkëta, që do të përfshijnë jo vetëm çështjet tradicionale të sigurisë, por edhe kërcënimet hibride dhe fusha të tjera, si siguria ushqimore.

Elizeja theksoi se nisma nuk synon të rishikojë traktatet themelore të sigurisë, si ato të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por të tregojë se drejtuesit e më shumë se 40 vendeve ndajnë objektiva të përbashkëta, të cilat më pas duhet të konkretizohen përmes masave praktike dhe operacionale.

Në muajin prill, Macron do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të zhvillohet në Zvicër.

Samite të tjera janë planifikuar të mbahen dy herë në vit deri në fund të vitit 2028, çka, sipas rrethit të afërt të presidentit francez, tregon se kjo organizatë ka gjetur tashmë ritmin e saj të qëndrueshëm të funksionimit.

Të enjten në Dublin, kreu i shtetit francez do të marrë pjesë gjithashtu në takime të posaçme kushtuar Ukrainës dhe luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, të premten, krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së do të vijojnë punimet në kryeqytetin irlandez, përmes një takimi joformal të Këshillit Evropian, ku në fokus do të jetë inteligjenca artificiale.

Në kuadër të këtij takimi, Macron do të zhvillojë gjithashtu një konsultim dypalësh me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Në qendër të diskutimeve pritet të jenë negociatat e vështira për buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, për të cilin Parisi dhe Berlini kanë qëndrime të ndryshme, si dhe çështja e ruajtjes së ekuilibrave në Bankën Qendrore Evropiane, në kuadër të emërimit të pasuesit të presidentes aktuale, Christine Lagarde.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.