⛅
Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,655 ▼0.38%
DOW 51,171 ▼0.6%
NASDAQ 26,737 ▼0.31%
NAFTA 90.43 ▼2.34%
ARI 4,187 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $82,984 ▼ -0.83% ETH $2,670 ▼ -0.43% XRP $1.4869 ▼ -0.91% SOL $117.9100 ▼ -1.03%
S&P 500 7,655 ▼0.38 % DOW 51,171 ▼0.6 % NASDAQ 26,737 ▼0.31 % NAFTA 90.43 ▼2.34 % ARI 4,187 ▲0.44 % S&P 500 7,655 ▼0.38 % DOW 51,171 ▼0.6 % NASDAQ 26,737 ▼0.31 % NAFTA 90.43 ▼2.34 % ARI 4,187 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Boterori

Nations League/ UEFA ‘mbulon me para’ klubet, u jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare

Gjatë kësaj jave UEFA do të shpërndaje rreth 31.5 milionë euro klubeve që kanë vënë në dispozicion lojtarët e tyre për ndeshjet e Nations League të sezonit 2024/25. Bëhet fjalë për pagesën e parë të parashikuar nga cikli aktual i programit të UEFA, ‘Uefa Club Benefits Programme’, që është konform Memorandumit të Mirëkuptimit mes qeverisë së futbollit evropian dhe EFC(Shoqata e Klubeve).

Sipas komunikatës së publikuar, pagesa të tilla janë pjesë e një shifre totale prej 104 milionë eurosh të përcaktuara që të jepen për klubet që kanë lejuar futbollistët me kombëtaret e tyre për Nations League të sezoneve 2024/2025 e 2026/27 si dhe për kualifikueset e Euro 2028.

Mekanizmi i shpërndajres së programit mbetet i pandryshuar në krahasim me edicionin e mëparshëm. Ky program parashikon një dëmshpërblim të llogaritur në bazë të futbollistëve për ndeshje me një shumë prej 3845 euro për çdo ndeshje të një futbollisti në Nations League apo kualifikueseve evropiane.

Për Euro 2028, ky shpërblim do të llogaritet në bazë të futbollist për ditë. Programi përfshin 611 klube që iu përkasin të gjitha federatave anëtare të UEFA duke përfshirë këtu edhe klubet e futbollit diletant.

Klubi që do të përfitojë shumë më të madhe në këtë fashë pagesash është pikërisht Leipzig për të cilin shifra e përllogaritur është 353 mijë euro për 16 futbollistët e tij që i ka vënë në dispozicion të kombëtareve.

‘Programi i mbështetjes së klubeve e njeh kontributin thelbësor që klubet japin në suksesin e futbollit për skuadrat kombëtare-tha presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin-përmes këtij programi, iu shpërndajmë të gjithë klubeve në Evropë, profesionistë apo diletantë, një kuotë nga të ardhurat e Evropianëve dhe Nations League duke njohur kështu rolin e tyre në zhvillimin e futbollistëve dhe për lënien e tyre në dispozicion të kombëtare. Kur futbolli përparon, të gjithë kanë përfitime’.

Cikli aktual i përfitimeve për klubet që lidhen me Euro 2028, parashikon shpërndarjen e një shume totale prej 244 milionë euro duke përfshirë këtu 2 milionë eurot e mbetura nga Euro 2024. Nga këto, 104 milionë për klubet që lënë futbollistët në dispozicion të kombëtareve për Nations League (sezonet 2024/25 e 2026/27) dhe për kualifikueset e Euro 2028(kualifikueset 2027/28), ndërsa shifra tjetër prej 140 milionë euro janë të destinuara për klubet që do të kenë lojtarët e tyre në fazën finale të turneut. Pagesa të tjera në kuadër të këtij programi do të kryen me faza, hap pas hapi teksa kompeticionet respektive shkojnë drejt fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.