Volejboll vajza/ Tirana, shumë e fortë për Lushnjën
Ka startuar ditën e sotme kampionati kombëtar i volejbollit për femra me sfidën Tirana-Lushnja, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Vajzat bardheblu kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, duke mposhtur me rezultatin 3-0 rivalet nga Lushnja.
Tirana ka dominuar të gjithë takimin, duke mos vënë në asnjë moment në diskutim fitoren. Vajzat bardheblu dominuan setin e parë, të cilën e fituan me rezultatin 25-6. Dy setet e tjera Tirana i fitoi me të njëjtin rezultat 25-12.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.