Bota

NATO: Çdo ndërprerje në furnizimet globale të energjisë është shqetësuese

NATO po vëzhgon me shqetësim zhvillimet në vazhdën e sulmeve me dronë të së shtunës në dy rafineritë e kompanisë shtetërore të naftës të Arabisë Saudite, ”Aramco”, deklaroi sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg.

“Çdo ndërprerje në furnizimet globale të energjisë është shqetësuese për aleatët e NATO-s. Ne jemi duke monitoruar zhvillimet me kujdes dhe shqetësim”, shtoi ai.

Stoltenberg u bëri thirrje të gjitha palëve të parandalojnë incidente të tjera, të cilat ai tha se përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë rajonale.

Rebelët Huthi në Jemen morën përgjegjësinë për sulmin dhe paralajmëruan kompanitë e huaja dhe punëtorët për afrimin me njësitë e kompanisë, për të cilat tha se mund të “shënjestrohen përsëri”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button