🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 100.24 ▲0.77%
ARI 4,041 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,782 ▼ -0.14% ETH $2,405 ▼ -0.05% XRP $1.3253 ▼ -0.31% SOL $104.5500 ▲ +0.54%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.24 ▲0.77 % ARI 4,041 ▼0.49 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.24 ▲0.77 % ARI 4,041 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Bota

“Nature Health”: Vera e 2026-ës thyen rekordin në Evropë, mbi 50 mijë të vdekur nga i nxehti ekstrem

– Më shumë se 50 mijë njerëz në qytetet e Evropës, dyshohet se kanë humbur jetën këtë verë për shkak të temperaturave të larta, duke e bërë verën e vitit 2026, më vdekjeprurësen e regjistruar deri më sot, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature Health”.

Studiuesit vlerësojnë se mbi 32 mijë prej këtyre vdekjeve, ose rreth 65%, lidhen me ndryshimet klimatike, të cilat bëjnë që valët e të nxehtit të jenë më të forta dhe më të rrezikshme.

Gjatë verës së këtij viti, Evropa u përball me disa valë të forta të të nxehtit, veçanërisht në pjesën perëndimore të kontinentit.

Temperaturat në këtë rajon ishin mesatarisht 2,9 gradë Celsius më të larta se mesatarja e viteve 1991–2020, ndërsa në disa ditë arritën deri në 12 gradë Celsius mbi normalen.

Për të vlerësuar numrin e viktimave, studiues nga Kolegji Imperial i Londrës dhe Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, analizuan të dhënat nga 854 zona urbane në Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe, Norvegji dhe Zvicër.

Këto zona përfshijnë rreth 40% të popullsisë së vendeve të marra në studim.

Sipas analizës, numri i vdekjeve këtë verë ishte shumë më i lartë se në verërat e mëparshme me temperatura ekstreme.

Në vitin 2003, nga i nxehti humbën jetën rreth 28 mijë njerëz, ndërsa në vitin 2022 u regjistruan rreth 29 mijë viktima.

Studimi tregon gjithashtu se ndryshimet klimatike po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në rritjen e numrit të vdekjeve.

Shkencëtarët krahasuan temperaturat e regjistruara këtë verë me ato që do të priteshin, nëse gazrat që ngrohin planetin nuk do të kishin shkaktuar ngrohjen globale.

Sipas llogaritjeve të tyre, ndryshimet klimatike ishin përgjegjëse për rreth 65% të vdekjeve nga i nxehti këtë verë, krahasuar me rreth 40% në fillim të këtij shekulli.

Periudha më e rrezikshme ishte nga 17 qershori deri më 1 korrik, kur temperaturat në të gjithë rajonin ishin më shumë se pesë gradë mbi mesataren.

Studiuesit vlerësojnë se gjatë këtyre dy javëve ndodhën rreth një e treta e të gjitha vdekjeve të lidhura me të nxehtin në Evropë.

Italia ishte vendi më i goditur, me më shumë se 13 mijë viktima të vlerësuara.

Temperaturat më të larta dhe numri më i madh i vdekjeve, u regjistruan kryesisht në Evropën Jugore dhe Perëndimore.

Megjithatë, mijëra njerëz humbën jetën edhe në qytete të vendeve të Evropës Veriore, përfshirë Britaninë e Madhe.

Edhe pse të moshuarit janë grupi më i rrezikuar nga temperaturat ekstreme, studimi vlerëson se rreth 6 mijë persona nën moshën 65 vjeç, humbën jetën nga i nxehti në zonat urbane të analizuara.

Clair Barnes, studiuese e motit ekstrem dhe ndryshimeve klimatike në Kolegjin Imperial të Londrës, tha se vera e vitit 2026 ka shumë gjasa të jetë më vdekjeprurësja e regjistruar deri më tani, në pjesën më të madhe të Evropës.

Ajo theksoi se temperaturat gjithnjë e më të larta po shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin publik.

Barnes nënvizoi nevojën për masa që mbrojnë njerëzit më të rrezikuar, si dhe për uljen e përdorimit të lëndëve djegëse fosile, përfshirë naftën, qymyrin dhe gazin, të cilat kontribuojnë në ngrohjen globale.

Edhe Pierre Masselot, studiues në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, tha se vera e këtij viti tregon se ndryshimet klimatike janë një problem që i prek të gjithë.

Sipas tij, temperaturat ekstreme nuk po prekin më vetëm rajonet tradicionalisht të nxehta, por edhe pjesë të Evropës Perëndimore dhe Veriore.

Ai shtoi se qytetet nuk janë të përgatitura sa duhet për temperaturat gjithnjë e më të larta.

Për këtë arsye, nevojiten më shumë hapësira të gjelbra, masa për uljen e ndotjes dhe shërbime shëndetësore që mund të ndihmojnë personat e prekur nga i nxehti.

Studiuesit sqarojnë se shifrat janë vlerësime të bazuara në modele statistikore, jo numërime përfundimtare të çdo viktime.

Megjithatë, ata theksojnë se metodat e përdorura në studime të mëparshme kanë dhënë rezultate të ngjashme me të dhënat zyrtare. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.