🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 101.11 ▲1.65%
ARI 4,035 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,818 ▼ -0.29% ETH $2,403 ▼ -0.26% XRP $1.3226 ▼ -0.68% SOL $104.4300 ▼ -0.07%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.11 ▲1.65 % ARI 4,035 ▼0.62 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.11 ▲1.65 % ARI 4,035 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Politika

“Të dhënat janë në duart e policisë”, Rama akuzon Antifan për dhunën në protesta: Përshkallëzimi u përgatit prej muajsh

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar forca të tjera, përfshirë atë që e cilësoi si rrjetin Antifa, për ndikim në protestat në Tiranë dhe për përgatitjen e përshkallëzimit të dhunshëm prej disa muajsh. Në një deklaratë për zhvillimet e fundit, Rama tha se policia ka në dispozicion të dhëna për futjen në Shqipëri të maskave dhe lëndëve eksplozive, si dhe për organizimin e grupeve të përfshira në protesta.

Kreu i qeverisë theksoi se e drejta për të protestuar është e padiskutueshme, por dhuna, sipas tij, përbën një krim që nuk mund të justifikohet. Rama tha se protestat paqësore të nisura me simbolikën e flamingove kishin arsye legjitime, por pretendoi se ato ishin ndikuar edhe nga forca të tjera.

“Jam këtu për të ndarë me ju një nga komponentët e asaj që ndodhi në ditët e terrorit psikologjik mbi kryeqytetin dhe mbi popullin e Shqipërisë, komponentë që po zbërthehen dhe po çmontohen hap pas hapi. Ndërkohë që liria për të protestuar është një e drejtë e padiskutueshme e çdo qytetari në Shqipëri, dhuna është një krim i parelativizueshëm dhe i pajustifikueshëm. Për fat të keq në protestat e javës së fundit u bënë bashkë që të dyja, nga një anë liria për të protestuar si një e drejtë e pahomueshme dhe nga ana tjetër dhuna si një krim që u relativizua, por u glorifikua në ekranet e korruptuar të mbrëmjeve mediatike. Pa pushim e pa pushim, orë e çast, Shqipëria dhe shqiptarët panë me ankth se si terrori mori peng që të gjithë dhe u mbingarkuan me idenë tërësisht të rreme se studentë të pafajshëm, studentë idealistë, studentë të dalë në rrugë për të çliruar Shqipërinë u vunë nën dhunën policore. Një përmbysje dramatike, manipuluese e një realiteti tërësisht tjetër”, tha kryeministri.

Rama iu referua edhe bilancit të të lënduarve, duke pretenduar se në Tiranë raporti ishte dy punonjës policie të plagosur për çdo protestues të lënduar, ndryshe nga rastet në vende të tjera evropiane që përmendi. Ai deklaroi se policia ka të dhëna për organizimin e grupeve që, sipas tij, veprojnë në emër të komunizmit, anarkisë dhe antikapitalizmit, si dhe për financimin e dhunës nga krimi i organizuar dhe burime të huaja.

“Kam ndarë me ju raportet e protestuesve të plagosur dhe policëve të lënduar në Europë dhe në Shqipëri, në vendet ku ka ndodhur diçka e ngjashme dhe në Tiranë, ku fatkeqësisht ka pasur 2 punonjës policie të plagosur për një protestues të lënduar ndërkohë që në vende të tjera raporti është i përmbysur. Me shifra dhe fakte përtej asaj që u tregua në ekranet e korruptuara”, u shpreh Rama.

Në deklaratën e tij, kryeministri drejtoi akuza edhe ndaj Partisë Demokratike, të cilën e cilësoi si përgjegjëse politike për dhunën, duke iu referuar veçanërisht incidenteve pranë Ministrisë së Arsimit. Pretendimet për organizimin, financimin dhe përfshirjen e grupeve të caktuara u paraqitën nga Rama si pjesë e të dhënave që, sipas tij, ndodhen në duart e Policisë së Shtetit.

“Sot jam këtu për të ekspozuar një komponent që e kam komentuar mes shumë përqeshjeve dhe mes shumë ofendimeve të kthyera drejt meje si një koment fyes për studentët. Qysh se nisi protesta paqësore masive e flamingove kam thënë se arsyet janë legjitime. Arsyet mund të jenë dhe të pafundme, por se qysh në krye të herës ajo protestë ishte e influencuar rëndë nga forca të tjera ka qenë një fakt. Ka qenë një fakt që në këtë valë të dytë dhe të dhunshme është evidentuar në të gjithë përmasën e vetë. Përshkallëzimi është përgatitur për disa muaj. Të dhënat e futjes në Shqipëri të maskave, të lëndëve eksplozive e kështu me radhë përmes doganës dhe nga subjekte të caktuara janë tanimë në dorën e policisë. Të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rrjetit Antifa, rrjetit të terrorit urban që në emër të komunizmit, anarkisë dhe antikapitalizmit ka vendosur të futet në jetën e njerëzve përmes dhunës janë në duart e policisë së Shtetit. Por në duart e Policisë së Shtetit janë edhe pjesëmarrësit, apo më saktë një pjesë e pjesëmarrësve në këtë dhunë të financuar dpd nga krimi i organizuar dhe nga forca të huaja, nga para e ardhur nga jashtë, ku padyshim glasa mbi tortë është PD, e cila dje mori dhe autorësinë e dhunës te Ministria e Arsimit, e fillimit të dhunës”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.