⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,796 ▼ -0.23% ETH $2,235 ▲ +0.11% XRP $1.1611 ▼ -2.89% SOL $89.6500 ▼ -1.01%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

NBA/ Knicks “thyen” Atlanta-n, Minesota kalon Denver, në Boston-76ers vendos ndeshja e 7-të

Gjatë mbrëmjes të së enjtes janë përcaktuar dy skuadra të tjera që sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër të playoff-eve të NBA-së. Në Konferencën e Perëndimit, Minnesota Timberwolves eliminojnë Denver Nuggets me rezultatin 4-2 në seri. Në ndeshjen vendimtare, Minnesota triumfoi 110-98, e udhëhequr nga një performancë spektakolare e Jaden McDaniels me 32 pikë dhe 10 […]

Gjatë mbrëmjes të së enjtes janë përcaktuar dy skuadra të tjera që sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër të playoff-eve të NBA-së.

Në Konferencën e Perëndimit, Minnesota Timberwolves eliminojnë Denver Nuggets me rezultatin 4-2 në seri. Në ndeshjen vendimtare, Minnesota triumfoi 110-98, e udhëhequr nga një performancë spektakolare e Jaden McDaniels me 32 pikë dhe 10 kërcime. Në raundin e ardhshëm, Timberwolves do të përballen me San Antonio Spurs, të udhëhequr nga talenti i ri Victor Wembanyama.

Ndërkohë në Lindje, New York Knicks mbyllin serinë ndaj Atlanta Hawks gjithashtu me rezultatin 4-2, pas një fitoreje bindëse 140-89 — një nga diferencat më të thella në historinë e playoff-eve. Knicks tashmë presin kundërshtarin e radhës, i cili do të përcaktohet në ndeshjen e shtatë mes Philadelphia 76ers dhe Boston Celtics.

Philadelphia arriti të zgjasë serinë falë fitores 106-93, me Tyrese Maxey protagonist, autor i 30 pikëve. Për Celtics nuk mjaftuan 18 pikët e Jalen Brown dhe 17 të Jason Tatum. Kujtojmë që Boston udhëhiqte serine 3-1, ndërsa tani do ti duhet fitorja në sfidën e 7 në TD Garden për të avancuar në gjysmëfinale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.