NBA/ Lakers të pandalshëm edhe pa Luka Doncic, fitojnë Boston dhe Philadelphia
Gjatë mbrëmjes së fundit janë zhvilluar 7 ndeshje të basketbollit amerikan. Vazhdojnë të fitojnë Los Angeles Lakers, që edhe pa Luka Doncic kanë mundur Detroit Pistons me rezultatin 121-116. Protagonist për Lakers këtë herë ishte Austin Reaves, me 43 pikë të shënuara.
Në Eastern Conference, Philadelphia 76ers janë ktheyr menjëherë të fitorja, duke mundur Chicago Bulls 127-121, me 29 pikë të Jaylen Brown, 27 pikë të Tyrese Maxey dhe 22 pikë të LeBron James.
Në garën për vendin e parë janë edhe Boston Celtics, që kanë mposhtur me lehtësi Milwaukee Bucks 117-97, me 27 pikë të Paul George dhe 21 pikë të Jayson Tatum. Me 29 pikë të shënuara dhe 14 ribaunde, Giannis Antetokounmpo udhëhoqi Miami Heat në fitoren ndaj Sacramento Kins, 114-108.
Fitore e lehtë për Dallas Mavericks, që mundën 130-93 Brooklyn Nets, falë Cooper Flagg me 25 pikë dhe 12 asiste. Në ndeshjet e tjera, Minnesota Timberwolves mposhtën Utah Jazz 115-100 dhe Los Angeles Clippers fituan ndaj New Orleans Pelicans, 139-123.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.