Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka
Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka. Lajmin e kanë konfirmuar miq dhe të afërm të tij në rrjetet sociale.
Ruka u nda sot nga jeta pas një beteje njëvjeçare me një sëmundje të rëndë. Ai është poeti më i shquar i brezit të tij, dhe një skenaristët dhe regjisorët më të mirë të vendit.
Petrit Ruka u bë i njohur qysh me vëllimin poetik “Atdheu fillon tek zemra”, i cili mori çmimin kombëtar në vitin 1983. Prej atëherë ai ka botuar mbi 10 vëllime të tjera me poezi dhe disa dhjetëra skenarë filmash, dokumentarë e monografi.
Petrit Ruka ka zënë vendin e vet në letërsinë shqiptare si një nga poetët më të mirë të saj. Me ikjen e tij letërsia shqiptare humbet një nga burimet e mëdha të saj, që vazhdonte të mbante gjallë poezinë shqiptare.
Trashëgimia e tij artistike është një antologji e pavdekshme që nderon historinë e letërsisë sonë dhe e bën atë të pavdekshëm.
JETESHKRIMI
Petrit Ruka Lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985-1986.
Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976-1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё. 1986-1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000-2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000-2005, 2007-2008 Pedagog i jashtëm, Universiteti i Arteve, Dega e Regjisë së Filmit.
Ka botuar:
- “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.
- “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983
- “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990
- “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.
- “ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003
- “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
- “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009
- “Iso dashurie“ Ars Poetika & Petrit Ruka, poezi e zgjedhur 2015
- “Nëntë vjet e nëntë ditë“ Poemë baladeske, 2015. Ka realizuar me shume se 40 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.
Si skenarist: filma artistik. Vepra tё ekranizuara:
- “Eja” 1986, skenari pёr film artistik, regjisor Piro Milkani.
- “Njё i tretё “ 1987, skenar pёr film artistik, met. i shkurtёr, regjisor F.Koçi.
- “Lumi qё nuk shteron” 1988, skenar pёr film artistik, regjisor Fatmir Koçi.
- “Njё djalё dhe njё vajzё” 1989. skenar, film artis, regjisor I. Muça. K. Mitro.
- “Vazhdojmё me Bethovenin” 1995 skenar pёr film artistik, regjia S. Pecani
Filma dokumentarë
- “Shembja e idhujve” 1994 skenar pёr film dokumentar, regjisor K. Gjonaj.
- “Tё burgosurit e galerisё” 1994, sken pёr film dok, regjisor S.Kumbaro
- “Nёnё Tereza” 1999, skenar pёr film dokumentar, regjisor K. Gjonaj.
- “ Butrinti i gjallë” 1996 skenar pёr film dokumentar, regjisor P. Ruka
- “Në fillim ishte Ademi” skenar pёr film dokumentar, regjisor P. Ruka.
- “Braktisja e Madhe” skenar pёr film dokumentar, regjisor P. Ruka.
- “Qyteti mbi gur” 2002 skenar pёr film dokumentar, regjisor Eli Bici.
- “Qyteti mbi naftё” 2003 skenar pёr film dokument, regjisor P. Dervishi.
- “Nënë Tereza” 2004 skenar pёr film dokumentar, regjisor K. Gjoni.
- “Drama Fadil Paçrami“ 2006 skenar pёr film dokument, regjisor N.Ajazi.
- ’’Atdheu lind nga tё rёnёt’’ 2006 skenar pёr film dokum, regjia Esat Ibro.
- “Kur vriteshin poetët” 2007 skenar për film dokumentar. Regjia N.Ajazi.
- “Poet i ekranit” skenar për film dokumentar. regjia P. Ruka.
- 14 “Aleksandër Moisiu“ skenar për film dokumentar. regjia N. Ajazi.
- “Unë jam Ismail Qemali“ skenar për film dokum. regjia Viktor Gjika.
Filma vizatimorë
1.“I vdekuri i gjallё” 1993, skenar pёr film vizatimor, regjia Albert Malltezi.(shpallur skenari mё i mirё i filmit nё Fest e 10 kombёtar tё Filmit shqiptar.)
- “Ekuilibёr” 1994 skenar pёr film vizatimor, regjia Albert Malltezi.
- “Nёntё vjet e nёntё ditё” 2001, skenar pёr film vizatim, regjia Artur Dauti.
Si regjisor ka realizuar: (skenari dhe regjia)
1 “Njëqind për qind” 1994 film artistik, skenar e regji P. Ruka, A. Minarolli.
- “Plumbi prej plasteline” 1995 film art, s kenar e regji P. Ruka, A. Minarolli.
- “Butrinti i gjallë” 1998. dok. për Kadri Roshin, skenari e regjia Petrit Ruka.
- “Në fillim ishte Ademi” 1999 dok. për A, Jasharin, skenar e regji P. Ruka.
5 “Braktisja e Madhe” 2001 dok për emigrimin. skenari e regjia Petrit Ruka.
- “Kapedani i këngëve”, 2005 dok. poetit Maliq Lila. S kenar e regji P. Ruka.
- “Amanet Labërinë” 2006. Dok. për Enver Guga. skenari e regjia P. Ruka.
- “Me varrin hapur” 2006 dok për L. Mërkurin. skenar e regji P. Ruka.
- “Bolenë, trimja Bolenë” 2007 dok. skenari e regjia Petrit Ruka.
- “Aulona Folk Inernacinal Festival“ I 2009 dok. skenar e regji P. Ruka.
- “Folk Inernacinal Festival“ II film dok. S kenari e regjia Petrit Ruka.
- “Folk Inernacinal Festival“ III film dokument. skenari e regjia Petrit Ruka.
- “Poeti i ekranit, Viktor Gjika” 2009 film dok. skenari e regjia Petrit Ruka.
- “Homerët e filmit ballkanik“ – vëllezërit Manaqi. dok. sken e regji P/ Ruka.
- “100 vjet me Himnin e Flamurit“ film dokum. skenari e regjia P. Ruka.
- “Flamurmbajtësi i Vatrës“ film dokumentar. skenari e regjia P. Ruka.
- “Syri i Shqiponjës“ film dokumentar. skenari e regjia. Petrit Ruka.
- “Buzët tek kënga…“ dok për poetin Agim Shehu. skenar regji. P. Ruka.
Të tjera:
- Anëtarë i disa bordeve artistikë në RTSH. QKK dhe institucione të tjera.
- Pjesëmarrës në disa Koferenca Kombëtare e Ndërkombëtare për Kinematogrfaine,
- Autor i një sërë shkrimesh në shtypin letrar, reportazhe, ese, artikuj për kulturën e kinematografinë.
ÇMIME LETRARE DHE FILMIKE
Çmimi libri më i mirë poetik i vitit 1983 me vëllimin “Atdheu fillon tek zemrat”
Disa cmime të para dhe të dyta për cikle poetik në shtypin letrar në gazetën “Drita” dhe “Nëntori” në vitet 1980- 1990
Çmimi i parë për skenarin e filmit “I vdekuri i gjallë” në Festivalin e 10-të Kombëtar Kinematografik 1993
Çmimi i parë për kameran në filmin artistik “Plumbi prej plasteline” në Festivalin Kombëtar Kinematografik 1995
Çmimi “Dokumentari më i mirë i Jubileut 2012” për filmin dokumentar “Kryekënga e Kombit” viti 2012
Çmimi i Akademisë KULT për dokumentarin më të mirë të viti 2012 për filmin “Kryekënga e Kombit” viti 2013
Çmimin poeti më i mirë i viti 2013 nga Fondacioni letrar “Harpa” Fier.
Çmimi i parë poetik në Manifestimin poetik të Pejës, 2015
TITUJ
Skenarist, akorduar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1988
Regjisor i filmit, akorduar nga Kinostudio “ Shqipëria e Re” në vitin 1995. “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani me dekretin nr, 9371, Tiranë, më 18 dhjetor 2015 me motivimin e mëposhtëm: “për krijimtarinë e tij letrare dhe kinematografike, si poet, skenarist, shkrim-tar e publicist i shquar”.