Kronika

Ndalohet ish-punonjësi i Tatimeve Zaimir Kaja, shpërdoroi detyrën

Një ish-punonjës i Tatimeve në Drejtorinë e Tiranës është vënë në pranga nga policia ditën e djeshme, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. 33-vjeçari, Zaimir Kaja, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 4 muaj burgim për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Ish-punonjësi i Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës, ishte shpallur në kërkim pas vendimit të gjykatës, ndërsa ndalimi i tij u bë i mundur ditën e djeshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button