☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,529 ▼0.28%
DOW 52,169 ▼0.42%
NASDAQ 25,214 ▼0.16%
NAFTA 85.72 ▼1.3%
ARI 4,059 ▼1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,540 ▼ -0.85% ETH $2,079 ▼ -2.63% XRP $1.0622 ▼ -3.86% SOL $84.3700 ▼ -3.72%
S&P 500 7,529 ▼0.28 % DOW 52,169 ▼0.42 % NASDAQ 25,214 ▼0.16 % NAFTA 85.72 ▼1.3 % ARI 4,059 ▼1.36 % S&P 500 7,529 ▼0.28 % DOW 52,169 ▼0.42 % NASDAQ 25,214 ▼0.16 % NAFTA 85.72 ▼1.3 % ARI 4,059 ▼1.36 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ndalohet makina për kontroll, arrestohet shoferi/ I gjendet një armë zjarri pistoletë, me krehër dhe fishekë

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 22-vjeçar, pasi gjatë kontrollit ushtruar në makinën e tij është gjetur  një armë zjarri pistoletë, më krehër me  fishekë.
Gjetjet u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, ndërsa tashmë mbi të riun rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur ” Ura e Milotit”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin R. Ll., është gjetur  një armë zjarri pistoletë, më krehër me  fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ll., 22 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.