⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.87 ▲0.74%
ARI 4,145 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,400 ▲ +1.72% ETH $2,483 ▲ +1.32% XRP $1.3703 ▲ +2.54% SOL $107.3400 ▲ +0.72%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.87 ▲0.74 % ARI 4,145 ▼0.12 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.87 ▲0.74 % ARI 4,145 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Ndarja territoriale dhe kriteret gjeografike-historike-ekonomike

Për ndarjen e re territoriale aktualisht po bashkëpunojnë dy partitë e mëdha, të cilat kanë përgjegjësinë t’i japin vendit një ndarje që bazohet në kritere gjeografike-historike-ekonomike, e jo thjesht elektorale.

Kështu, për shembull, Bashkia Tiranë duhet të përmbledhë gjithë territroin e përcaktuar nga Mali me Gropa në lindje, Kodrat e Ndroqit në perëndim, Lumi i Tapizës në veri, dhe Qafa e Krrabës në jug. Është një territor që ka një vazhdimësi historike qindra vjeçare, një gjeografi që lidhet përmes luginave dhe qafave të maleve në mënyrë natyrale, si dhe një ekonomi të integruar si para 1990-ës edhe më pas.

Ndarja e njësive administrative brenda Bashkisë Tiranë dhe funksionet e tyre përbëjnë thjesht një diskutim teknik. Nga pikpamja elektorale, gara mund të bëhet disi më e fortë në Bashkinë Tiranë, por kjo nuk ka rëndësi afatgjatë.

Edhe Bashkia Shkodër duhet të përmbledhë gjithë territroin e përcaktuar nga Vermoshi në veri, Drini në jug, Malësia e Pukës në lindje dhe liqeni/deti në perëndim. Është një territor që ka një vazhdimësi historike mijra vjeçare, një gjeografi që lidhet përmes luginave dhe qafave të maleve në mënyrë natyrale, si dhe një ekonomi të integruar si para 1990-ës edhe më pas.

Ndarja e njësive administrative brenda Bashkisë Shkodër dhe funksionet e tyre përbëjnë thjesht një diskutim teknik. Nga pikpamja elektorale, gara mund të bëhet disi më e butë në Bashkinë Shkodër, por kjo nuk ka rëndësi afatgjatë.

E njëjta gjë mund të thuhet për Bashkinë Elbasan, me një shtrirje përgjatë lumit Shkumbin nga Qafë Thana deri në derdhjen e tij në Adriatik. Ose për Bashkinë Vlorë me një shtrirje në të gjithë Gjirin e Vlorës dhe malet përrreth. Ose për bashkinë Mirditë me një shtrirje në atë territor që është quajtur Mirditë për qindra (në mos mijra) vjet. E kështu me rradhë…

Rëndësi ka që për ndarjen territoriale, të mos bëhen më llogari elektorale!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.