Politika

Ndërprerja e grevës studentore, debate në komisione. Ristani: Të hetohet, Xhafaj: Nuk jemi në mbledhje partie

Ndërprerja e grevës së studentëve të transferuar nga privati në Universitetin shtetëror ka ngjallur debate në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Sigurisë, ku deputetët e djathtë e kanë ngritur si një problem.

komisioni-i-ligjeveDeputeti i PD, Arben Ristani ka deklaruar se policia ndërhyri me dhunë në grevën e studentëve, ndërsa shtoi se kjo ishte një e drejtë e tyre.

“Greva është një e drejtë e studentëve. Jemi shoqëri demokratike, duhet t’i trajtonim me kujdes. Ndërhyrja ndaj tyre ka qenë brutale, janë marrë me makina pa targa, janë gjakosur dhe kanë përfunduar në spital”, tha Ristani.

Duke e konsideruar këtë një ngjarje të rëndë, Ristani ftoi komisionin ta hetojë.

“Ngjarja është e rëndë, komisioni duhet ta trajtojë. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, tha më tej deputeti i djathtë.

Ndërkohë që kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj i quajti këto deklarata politike. “Të ndiqen procedurat për të bërë debat”, tha Xhafaj më tej.

Në replikë deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se, ‘Jemi komisioni i Ligjeve dhe të Drejtave të Njeriut. Çështja nuk është politike, u dhunua kushtetuta”.

Më tej kryetari Xhafaj i kujtoi deputetëve të djathtë se, “Kjo nuk është mbledhje partie”.

Për këtë çështje ka folur edhe deputeti Eduard Halimi: Më thoni një vend ku policia sillet si bandë gangsterësh, u soll si bandë duke ndërprerë grevën e studentëve”, tha ai.

Halimi ka shtuar se në 25 vite askush nuk ka guxuar të lidhë studentët, ndërsa i ka kërkuar mazhorancës: “Gjeni vrasësit e 21 janarit, pastaj ejani flisni për të drejta”.

Më tej deputeti i PD-së tha se policia ka vepruar me urdhër të Ramës.

Në këto momente deputeti i PS-së, Taulant Balla është larguar nga komisioni i ligjeve. “Duam t’i japim Këshillin e Integrimit këta bëjnë llafe”, tha ai.

Këtë çështje, deputeti i PD-së Flamur Noka e ka ngritur edhe në Komisionin e Sigurisë, ku deklaroi se studentët janë dhunuar barbarisht.

“Është përdorur dhunë barbare ndaj studentëve. Dhuna e paprecedentë, në kohën që ata ishin në ambientet e tyre”, – tha Noka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button