⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,328 ▼ -0.42% ETH $2,332 ▼ -1.42% XRP $1.2944 ▲ +0.75% SOL $100.6700 ▼ -0.6%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Mali i Zi

Ndërron jetë në moshën 48-vjeçare Darko Bozhoviq, ish-portieri i përfaqësueses së Malit të Zi

Ish-portieri i Partizanit humbi betejën e gjatë me sëmundjen e rëndë; me bardhezinjtë fitoi tri tituj dhe dy Kupa të Serbisë

Ish-portieri i përfaqësueses së Malit të Zi, Darko Bozhoviq, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, siç njofton Lob Sport.

Bozhoviq lindi më 9 gusht 1978 në Podgoricë dhe regjistroi dy paraqitje me përfaqësuesen e Malit të Zi, të dyja në vitin 2007, në miqësoret ndaj Suedisë në Podgoricë dhe Estonisë në Talin, nën drejtimin e selektorit të atëhershëm Zoran Filipoviq.

Gjurmën më të madhe në karrierën klubore e la te Partizani i Beogradit, ku mbrojti portën nga viti 2007 deri në vitin 2010 dhe fitoi tri tituj kampioni të Serbisë dhe dy Kupa kombëtare. Më parë kishte luajtur për Teleoptikun, Sremin, Mladenovcin, Timokun dhe Bezhaninë, ndërsa pas Partizanit vazhdoi te Sloboda e Uzhicës, në Iran dhe Hong Kong, për ta mbyllur karrierën te Vozhdovaci në vitin 2015.

Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, Bozhoviq punoi si trajner portierësh, ndër të tjera në përfaqësuesen e Bullgarisë, te Teleoptiku dhe te Zheleznicari i Pançevës, ku e zuri edhe sëmundja. Ai u kurua edhe në Turqi dhe, kur gjendja e tij u bë publike, klube, ish-bashkëlojtarë dhe miq të shumtë u përfshinë në aksione ndihme për kurimin e tij.

Klubi i Partizanit, përmes faqes së tij zyrtare, i shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të ish-portierit. Bozhoviq la pas bashkëshorten Martina dhe dy djem.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.