Ndërron jetë në spital 28 vjeçarja nga Lezha, u qëllua me armë brenda parukerisë
28-vjeçarja Etleva Ndoka, e plagosur mesditën e sotme në Lezhë, s’mundi t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë.
Mesditën e sotme, një 28-vjeçare u plagos me armë zjarri brenda një parukerie në qytetin e Lezhës, ndërsa nuk i mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital.
Mësohet se ajo e kishte marrë me qira parukerinë dhe punonte prej disa kohësh.
“Me datë 11.11.2016 është marrë njoftim se në Lezhë në qytet ka ndodhur një plagosje.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasja E.N. 28 vjeçe, banuese në Lezhë e cila është transportuar në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bëri me dije policia.