☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,529 ▼0.28%
DOW 52,169 ▼0.42%
NASDAQ 25,214 ▼0.16%
NAFTA 85.72 ▼1.3%
ARI 4,059 ▼1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,540 ▼ -0.85% ETH $2,079 ▼ -2.63% XRP $1.0622 ▼ -3.86% SOL $84.3700 ▼ -3.72%
S&P 500 7,529 ▼0.28 % DOW 52,169 ▼0.42 % NASDAQ 25,214 ▼0.16 % NAFTA 85.72 ▼1.3 % ARI 4,059 ▼1.36 % S&P 500 7,529 ▼0.28 % DOW 52,169 ▼0.42 % NASDAQ 25,214 ▼0.16 % NAFTA 85.72 ▼1.3 % ARI 4,059 ▼1.36 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ndërron jetë në spitalin e Traumës Aldi Rama i cili vrau oficerin e policisë në Lezhë

Autori i vrasjes së oficerit të policisë dje në Lezhë, Aldi Rama ka ndërruar jetë sot ne mengjes. Autori i vrasjes utori ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Aldi Rama dje pasi refuzoi kontrollin e policisë qëlloi me armën tip pistoletë TT  oficerin Saimir Hoxha. Plumbat e goditën në zemër policin, i cili humbi jetën rrugës për në spital. Vrasësi rrëmbeu makinën dhe u përpoq të largohej, disa qindra metra më pas braktisi atë. Për kapjen e 21-vjeçarit u angazhuan forca të shumta policie ku në ndihmë ishte edhe një helikopter.
Pas disa orësh kërkim, vrasësi është zbuluar dhe ka qëlluar tre herë më armë helikopterin. Duke mos pranuar t’i dorëzohej policisë Aldi Rama ka qëlluar mbi veten. Plumbi i marrë në ballë i kanë shkaktuar dëmtime serioze.
Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Lezhës dhe më pas për në spitalin e Traumës në Tiranë ku dhe nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra.
Autori i ngjarjes në muajin maj ishte arrestuar me një sasi droge dhe gjykata e ka lënë në arrest shtëpie, të cilin ai e kishte thyer.Edhe në vitin 2019, ai ishte arrestuar për drogë si dhe ishte kallëzuar penalisht edhe për dhunë nga një vajzë. Aldi Rama ekspozonte edhe në rrjetet sociale armët që mbante me vete. Kjo ngjarje mund të ishte shmangur nëse ai do të ishte ndaluar me kohë në rrugëtimin e tij drejt fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.