☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 84.17 ▲2.48%
ARI 4,431 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $64,313 ▼ -1.13% ETH $1,889 ▼ -1.6% XRP $1.0070 ▼ -2.39% SOL $75.9900 ▼ -0.87%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 84.17 ▲2.48 % ARI 4,431 ▲0.26 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 84.17 ▲2.48 % ARI 4,431 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kronika

Ndërtimi pa leje në Himarë/ Arrestohen dy efektivë, shpallen në kërkim dy të tjerë

Për ngjarjen e djeshme në 10 gusht të konstatimit të një objekti 5 kate pa leje në Himarë, ka reaguar sot dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

AMP ka ndaluar dy punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për “Shpërdorim të detyrës”. Bëhet fjalë për një hetim që ka vënë nën përgjegjësi penale zinxhirin komandues të strukturave të Policisë në Komisariatin e Himarës, lidhur me mënyrën sesi është lejuar e trajtuar ndërtimi i objektit shumëkatësh pa leje.

Kështu, në kuadër të hetimeve është ndaluar Emiljano Prenga, aktualisht me detyrë Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë, i cili më herët ka mbajtur të njëjtën detyrë në Komisariatin e Policisë Himarë.

Siç bëhet me dije në njoftim, dy prej punonjësve të shpallur fillimisht në kërkim janë paraqitur më pas me iniciativën e tyre dhe janë ndaluar, ndërsa dy të tjerët nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe nuk janë paraqitur pranë strukturave përkatëse, pavarësisht se janë njoftuar.

Pas ngjarjes së ndërtimit të një objekti pa leje në Himarë 5 katësh, i cili u shemb nga IKMT dhe veprimet e para proçedurale u kryen nga Policia e Shtetit dhe arrestuan në flagrancë poseduesin e ndërtesës.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të përgjegjësive të punonjësve të Policisë së Shtetit të përfshirë në këtë rast, ku konkretisht;

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se në këtë ngjarje është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Policisë Himarë, konkretisht janë katër punonjës të Policisë së Shtetit, ndaj të cilëve po procedohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.

Emiljano Prenga, me detyrë Shef i Krimeve në Volum, Komisariati i Policisë Divjakë, më parë Shef i Krimeve në Volum, Komisariati i Policisë Himarë, i ndaluar.

Klodian Petani, me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve, Komisariati i Policisë Vlorë, më parë Specialist i Hetimit të Krimeve, Komisariati i Policisë Himarë, i ndaluar.

Ferit Merkaj, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve, DVP Vlorë, më parë Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, i shpallur në kërkim.

Redin Çaushaj, me detyrë SPZ, Komisariati i Policisë Himarë, i shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve procedurale, dy prej punonjësve të shpallur në kërkim janë paraqitur dhe janë ndaluar me iniciativë, ndërsa dy punonjësit e tjerë nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe, pavarësisht njoftimeve ende nuk janë paraqitur pranë strukturave përkatëse.

Për dy punonjësit e tjerë janë kryer procedurat për shpalljen e tyre në kërkim.

AMP vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe dokumentimin e përgjegjësive ligjore“, njofton AMP.

Arrestimet vijnë pas konstatimit të ndërtimit të një objekti pesëkatësh të ndërtuar pa leje në Himarë, pronari i të cilit është arrestuar më herët në flagrancë nga Policia e Shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.