☁️
Tiranë 6°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.83 ▲0.79%
ARI 4,445 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,763 ▲ +3.84% ETH $2,150 ▲ +4.34% XRP $1.4307 ▲ +3.01% SOL $91.3300 ▲ +5.62%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.83 ▲0.79 % ARI 4,445 ▲0.84 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.83 ▲0.79 % ARI 4,445 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ndërtimi TEC-it në Maliq- Zhvillim projekteve për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, diskutoi të martën  projektligjin “Për miratimin e ndryshimit të statusit të një toke bujqësore, me sipërfaqe 288.4 ha, në zonë minerare, për shfrytëzimin e trofave për prodhimin e energjisë elektrike”.

Qëllimi i këtij projektligji është ndryshimi i statusit nga tokë bujqësore në zonë minerare të sipërfaqes prej 288.4 (dyqind e tetëdhjetë e tetë pikë katër) ha, për shfrytëzimin e torfave për prodhimin e energjisë elektrike, në zonën e ish-Kënetës së Maliqit.

Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, bazuar në studimet gjeologjike dhe minerare, është përcaktuar se zona e ish-Kënetës së Maliqit përmban sasi të konsiderueshme torfash, materiale këto shumë të përshtatshme për djegie në impiante të prodhimit të energjisë elektrike.

Për shfrytëzimin e torfave në zonën e ish-Kënetës së Maliqit, në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë kanë ardhur disa kërkesa nga subjekte të ndryshme.

Qeveria është e interesuar për zhvillimin e projekteve për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike, duke shfrytëzuar lloje të ndryshme të burimeve vendore të mineraleve energjetike me cilësi relativisht të ulëta, siç janë edhe torfat e Maliqit. Projekte të tilla janë me rëndësi strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të prodhimit të energjisë elektrike.

Një projekt i tillë për ndërtimin e një TEC-i në zonën e Maliqit është parë gjithmonë si një alternativë e mundshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.