☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 103.17 ▲3.12%
ARI 4,372 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,570 ▲ +0.43% ETH $2,512 ▼ -0.38% XRP $1.3743 ▲ +0.73% SOL $100.9600 ▼ -0.69%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 103.17 ▲3.12 % ARI 4,372 ▼0.84 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 103.17 ▲3.12 % ARI 4,372 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Sporti

Ndeshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë, policia merr masa: Nuk lejohet grumbullimi i tifozëve! Kontrolle para futjes në stadium

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “AF Elbasani” dhe “Vllaznia”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, datë 27.04.2026, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Gjatë këtij aktiviteti do të bllokohet qarkullimi […]

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “AF Elbasani” dhe “Vllaznia”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, datë 27.04.2026, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjatë këtij aktiviteti do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në perimetrin përreth stadiumit.

Qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet e pajisura me autorizim të posaçëm, ku duhet të jenë të shënuara edhe targat e automjeteve.

Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj.). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët e mitur nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor të shoqëruar me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive.

Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e tifozerive për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për shmangien e lëvizjes me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura gjatë orareve të përcaktuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.