☁️
Tiranë 25°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,563 ▼0.61%
DOW 50,867 ▼0.86%
NASDAQ 26,839 ▼0.94%
NAFTA 95.89 ▲2.27%
ARI 4,465 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $65,832 ▼ -2.78% ETH $1,826 ▼ -5.2% XRP $1.2174 ▼ -1.74% SOL $72.6400 ▼ -5.83%
S&P 500 7,563 ▼0.61 % DOW 50,867 ▼0.86 % NASDAQ 26,839 ▼0.94 % NAFTA 95.89 ▲2.27 % ARI 4,465 ▼1.21 % S&P 500 7,563 ▼0.61 % DOW 50,867 ▼0.86 % NASDAQ 26,839 ▼0.94 % NAFTA 95.89 ▲2.27 % ARI 4,465 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Ndeshja Shqipëri-Serbi nxit biznesin e simboleve kombëtare

bbbNdeshja e futbollit Shqipëri –Serbi, sidomos pas konflikteve në ndeshjen e Beogradit, ndër të tjerash ka nxitur edhe biznesin e simboleve kombëtare. Natyrshëm në çdo ndeshje futbolli, sidomos kur protagoniste është kombëtarja, lulëzon shitja e çdo aksesori që ka në përmbajtje flamurin, shqiponjën, ngjyrat kuq e zi, etj. Por ndeshja me Serbinë e ka bërë më të ndjeshëm afeksionin ndaj këtyre simboleve, ndaj përveç aksesorëve të zakonshëm, disa të tjerë janë në mode. Në rrugët e Tiranës prej ditësh është rritur numri i të rinjve që qarkullojnë me bluzën “autochthonous”, ndërsa Droni është “lodra” më shitur në linjat Jumbo në Shqipëri.

Për tu prezantuar si një tifoz klasik, me flamur, kapele, shall dhe bluze duhen të paktën 40 mijë lekë. Në këto ditë afër ndeshjes një bluzë me simbolet kuq e zi kushton 1500 lekë, kapelja 1000 lekë, shalli 500-700 lekë dhe flamuri 1000 lekë. Por për ndeshjen në fjalë do të ketë edhe diçka më shumë. Bluzat “Autochthonous” kanë thyer rekordin e shitjeve, edhe pse nuk do të jenë të jenë të lejueshme për tu demonstruar nga tifozët në stadium. Me një çmim mesatar 1500 lekësh, bluzja “Autochthonous” ka nisur dallgën e shitjeve qysh në verë dhe është blerë masivisht nga emigrantët.

Nisur nga fitimet që ka nxitur ky lloj aksesori i përhapur gjerësisht në bluza e flamuj, u shndërrua në një mjet marketingu tepër fitimprurës. Për këtë arsye, tifozi i Kombëtares, Ismail Morina i njohur si “Ballisti” ka marrë zyrtarisht edhe të drejtën e autorit. Ai pohoi se nuk do të përdorte markën për të ndaluar përdorimin e simbolit të prodhuar nga ai për qytetarët, por ka pohuar se tentoi të thyente monopolin e tregtarëve që e shndërruan fitimin shitjen e këtij simboli.

Renditja e Kombëtares në vendin e 32 në rang botëror ka rritur ndjeshëm edhe afeksionin ndër emigrantë jashtë vendit. Tregtarët në tregjet e konfeksioneve në Tiranë pohojnë se, kërkesa për veshje me simbolet e kombëtares është rritur. Pothuajse të gjithë emigrantët që jetojnë në Londër dhe në vende të tera të Europës e më gjerë që kanë vizituar ketë verë Shqipërinë në largim kanë blerë veshje me simbolet e kombëtares. Ndaj biznesi i veshjeve ka rritur gamën e aksesorëve.

Tani ka kostume të cilësisë së lartë. Adidas ofron kostumet me stemën e simboleve shqiptareve me çmimeve të brandit të saj me çmimeve deri në 20 mijë lekë. Dyqanet e suvenirëve pohojnë se ka një kërkesë gjithnjë e në rritje për simbolet shqiptare të kombëtares duke raportuar se ky biznes është gjithë e në rritje.

Çmimet e setit të veshjeve të tifozave:

Bluza autochthonous: 1500 lekë
Flamuri: 1000 lekë
Shalli: 500-700 një lekë
Kapelja: 1000 lekë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.